21,12,2024

Gjermania dënon përpjekjen për puç në Turqi

Must Read

Qeveria gjermane është shprehur e shqetësuar për përpjekjen për puç ushtarak në Turqi. Steinmeier dënon tentativën për puç ushtarak dhe kërkon respektimin e rendit demokratik në vend.

Pas përpjekjes për puç ushtarak në Turqi, qeveria gjermane është shprehur “thellësisht e shqetësuar” për gjendjen. Të gjitha përpjekjet që duan të ndryshojnë me dhunë rendin demokratik në Turqi, unë i dënoj ashpërsisht”, është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier të shtunën në Berlin.

Ushtarët largohen pas zemërimit të popullit

“U bëj thirrje të gjitha palëve të respektojnë institucionet demokratike të Turqisë dhe rendin kushtetues të vendit”, ka thënë Steinmeier. Po ashtu ajo që është e rëndësishme tani është mënjanimi i një gjakderdhjeje të mëtejshme. Për këtë ai e cilësoi si shpresëdhënëse, faktin që “partitë e përfaqësuara në parlament, kanë konfirmuar mbështetjen e parimeve demokratike.”

Të shtunën paradite Steinmeier thirri shtabin e krizës të qeverisë gjermane për shkak të gjendjes në Turqi. Më parë Ministria e Jashtme gjermane u ka bërë thirrje qytetarëve në Turqi të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mënjanojnë grumbullimet në sheshe publike./dw

ushtaret turq

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img