29,04,2024

Serbia investon në Kosovë, në veri thotë s’ka nevojë për leje nga Prishtina

Must Read

Qeveria e Republikës së Serbisë investon mjete të konsiderueshme për zhvillimin e pjesës veriore të Kosovës.

Kështu thonë përfaqësuesit e organeve të përkohshme të komunave Zveçan dhe Mitrovicë e veriut, Ivan Todosijeviq dhe Aleksandar Spiriq, të emëruar në këto pozita po nga Qeveria e Serbisë. Sipas medieve në gjuhën serbe në këtë pjesë të Kosovës, këta thonë se nuk kanë nevojë për leje nga pushteti qendror i Prishtinës, transmeton Koha.net.

Edhe shefja e administratës komunale në pjesën veriore të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq thotë se për zbatimin e këtyre projekteve të financuara nga Serbia, nuk ka nevojë për leje, meqë bëjnë pjesë në kompetencat e pushtetit lokal.

Aleksandar Spiriq përmend projektin për ndërtimin e ujësjellësit rajonal për tri komuna me popullsi serbe në veri të Kosovës, për të cilin janë investuar rreth 10 milionë euro. Sipas tij Zveçani e Mitrovica veriore furnizoheshin me ujë nga ujësjellësi rajonal në Shipol dhe se kishte reduktime të mëdha për këtë pjesë.

Ndër projektet për të cilat po investon Serbia, janë edhe zgjerimi i rrugës “Vllada Qetkoviq” në drejtim të lagjes Zveçani i Vogël, ndërtimi i çerdhes së fëmijëve në lagjen multietnike Mehalla e Boshnjakëve, ndërtimi i frigoriferit për grumbullimin e pemëve dhe perimeve dhe Shtëpia e Sigurisë në Mitrovicën veriore.

Kryetari i organit të përkohshëm në Zveçan, Ivan Todosijeviq (i emëruar pra nga Serbia, sqarim ynë), rikujton se Serbia në këtë komunë po financon dhe realizon banjën shëruese, Rajska Banja, lagjen Lugina e Diellit dhe ujësjellësin rajonal.

Lagjja “Lugina Diellit” planifikohet të kryhet më 2017, ndërsa po hartohet një studim për një projekt që do ta financojë Qeveria e Serbisë për ngritjen e fabrikës së baterive, që do të vendoset në ambientet e Trepçës ku do të zënë punë 250 veta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img