10,09,2025

Gjermanët thonë: Rusia do të falimentojnë deri në fund të vitit!

Must Read

shba-t-euml-dhe-rusia-dy-ushtri-p-euml-rball-euml-video_hd-780x439

Të ardhurat e ulëta nga shitja e naftës, sanksionet, probleme strukturore dhe rezervat që janë duke u harxhuar, tregojnë se Rusia është në krizë ekonomike. Ekonomia gjatë vitit të kaluar u tkurr me 3.8 për qind, ndërsa Banka Botërore për këtë vit pret rënie prej 1.9 për qind.

Në të njëjtën kohë, vendi ka shumë probleme tjera. Për shembull, çmimi i naftës në dy vitet e fundit është përgjysmuar, ndërsa kompanitë shtetërore dhe të naftës po kanë shumë më pak para.

“Me një çmim të tillë të ulët të naftës dhe të gazit natyror, është e vështirë për të financuar buxhetin”, ka thënë Stefan Meister, ekspert për Rusinë nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme. “Qeveria mund të arnojë vrimat në buxhet vetëm nëse merr para nga rezervat e shtetit”.

Sanksionet perëndimore, të cilat ishin një reagim ndaj aneksimit të Krimesë dhe ndaj konfliktit në Ukrainë, ndikojnë po ashtu në këtë. Tregtia është pezulluar e kjo pengon edhe financimin e investimeve, transmeton Telegrafi.

“Sanksionet perëndimore u kanë pamundësuar bankave dhe firmave tona të marrin hua jashtë, jo vetëm në Evropë, po në tërë botën”, ka thënë Vladimir Milov, lideri i partisë opozitare Zgjedhja Demokratike dhe drejtor i Institutit për Politika Energjetike. “Askush nuk na huazon para, madje as Kina”.

Kreditë në dhjetë vitet e fundit kanë qenë baza e rritjes ekonomike ruse. Sanksionet e kanë zvogëluar vëllimin e kredisë nga 700 në 470 miliardë dollarë amerikanë.

Kjo humbje e madhe e kapitalit ka bërë që rubla të devalvojë përgjysmë në raport me dollarin.

Ndër problemet tjera në Rusi janë edhe ato strukturore: në ekonomi sundojnë disa sipërmarrës të mëdhenj që ndërlidhen me politikën, në vend nuk ka konkurrencë e as shtet ligjor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img