27,04,2024

Bekim Çollaku i bindur: S’ka arsye të vonohet më liberalizimi! Këtë vit hiqen vizat

Must Read

Bekim-Collaku

​Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodhë këtë vit.
Ai ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se askush më nuk ka asnjë arsyetim racional për ta vonuar këtë proces.

Pavarësisht rrethanave jo të mira në të cilat gjendet Bashkimi Evropian, Çollaku ka thënë se BE’ja dhe shtetet anëtare duhet t’i japin fund izolimit të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke bërë gjithçka me lobimin e tyre për ta arritur këtë synim.

Çollaku ka mohuar mundësinë që ta lë postin e ministrit për të kaluar në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi, duke bërë me dije se aktualisht është i fokusuar në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img