Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt sipas raportit të policisë rajonale kishte arrestime për sulm ndaj personave zyrtarë, kanosje me armë zjarri si deh të lënduar në aksidente komunikacioni.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
- Fsh. Prelez, Ferizaj, 04.08.2016 – 02:00. Raportohet se Njësiti policor në një pikë kontrolli, për tejkalim të shpejtësisë ka ndaluar veturën Volvo te cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë shqiptimit te tiketës për kundërvajtje ne trafik i dyshuari i lartcekur se bashku edhe me tre te dyshuar meshkuj K-Shqiptar ne gjendje te dehur kane penguar dhe sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj K-Shqiptar –zyrtaret policor. Lidhur me rastin janë arrestuar katër te dyshuarit dhe me urdhër te prokurorit dërgohen në mbajtje.
PËRDORIM I ARMES APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Fsh. Semaj, Kaçanik, 03.08.2016-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen TT te cal. 7.62 mm dhe një karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
UZURPIM PRONE
Ferizaj, 03.08.2016-21:00. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i ka uzurpuar banesën e saj të cilën e kishte në pronësi para se të martohej si dhe ka kanosur viktimën përmes mesazheve ne telefon. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. Agim Ramadani, Ferizaj, 03.08.2016-21:15. Njësiti antidrogë në Ferizaj në kuadër të një urdhëri operativ tek i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka gjete dhe konfiskuar 0.80 gr. substance te dyshuar narkotike te llojit ,,Marihuanë’’.
KANOSJE ME ARMË ZJARRI
Rr. Sadik Bega ,Ferizaj, 03.08.2016-16:40. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje një i dyshuar mashkull K-Shqiptar fillimisht e ka sulmuar fizikisht e me pas e ka kanosur me një arme. Njësiti policor në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur armen me te cilën dyshohet se është kanosur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Fsh. Greme, Ferizaj, 03.08.2016 – 14:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke drejtuar automjetin Audi nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës , me automjetin e tij e ka goditur një biçikletë që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar –i mitur. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK- Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.