05,07,2025

Fshati shqiptar ku jeton vetëm një njeri me 300 dhi

Must Read

Shala e Bajgorës shquhet për numër të madh të fshatrave, të cilat shtrihen në një terren malor dhe që kanë bukuri përrallore.

Një ndër këto fshatra është edhe Kutllovci, i cili sot pothuajse është i pashkelur.

40 shtëpi sa kishte dikur, sot kanë mbetur vetëm muret e zbrazura dhe bukuritë e natyrës, të cilat kanë mbetur të pikturuara si në letër, pa i shkelur njeri.

Isuf Abazi është banori i vetëm i cili kthehet në këtë fshat për t’i kullotur 300 dhi.

‘Janë afër 300 krerë. Zgjohem në ora 6:00 dhe i mjelim e dërgojmë qumështin në shitore. Ndërrohemi më vëllain kohë pas kohe. E kemi biznes familjar’, shprehet Isuf Abazi për RTV Dukagjinin.

Të ngjitesh përgjatë bregoreve e vetmja gjë që dëgjon është tingulli i flladit të lehtë dhe cicërimat e zogjve që kishin mbuluar fshatin e braktisur.

Përveç pamjes përrallore, nga ky fshat shihet e pothuajse e tërë Mitrovica. Isuf Abazi thotë si dikur në këtë fshat kishte plot gjallëri, por pas lufte fshati u braktis.

 ‘Kemi jetuar deri në luftë. Kemi qenë rreth 40 shtëpi. Ne jemi marrë me bujqësi ndërsa prindi ka punuar në Trepçë, por pas lufte jemi shpërngulë’, deklaroi Abazi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img