19,05,2024

Babë e birë kosovarë, rrahin dy policë zviceranë

Must Read

Dy kosovarë, babë e birë në Zvicër, kanë rrahur dy policë zviceranë, pas një mosmarrëveshje që kishte ardhur si pasojë e një veture të parkuar gabimisht.

Siç njoftoi policia e kantonit Aargau, mosmarrëveshja ka ndodhur të premten mbrëmë.

 

  Sipas policisë, kosovari 31 vjeçar kishte sulmuar një person tjetër, ndërsa policia ishte futë në mes për të ndërmjetësuar, ku pësuan lëndime edhe ata.  Sipas Blic.ch pastaj ka ndërhyrë në sulm edhe 66 vjeçari, babai i të riut kosovar. Policia ishte detyruar të përdor gazin lotsjellës për t’i larguar dy kosovarët.Të dy policët është dashur të marrin trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga kjo përleshje, ndërsa njëri nga ta nuk është në gjendje të punojë për shkak se ka pësuar lëndime në dorë. Kolegu i tij ka pësuar lëndime në sy.

Ndaj tyre, është hapur një hetim penal

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img