25,11,2024

Eurodeputeti: Shqipëria me vettingun po humbë kohë për datën e negociatave

Must Read
Eduard Kukan

Në një intervistë për “Ora News”, Kukan tha se Komisioni nuk do të presë për zbatimin e të gjitha ligjeve të reformës në drejtësi, por të paktën një ose dy për të treguar se ka vullnet politik për ti dhënë rrugë.

“Zbatimi i të gjithëve mund të kërkojë shumë kohë. Por nëse vetëm njëri zbatohet apo dy prej tyre dhe kjo do të tregojë se është e mundur për vendin që të  zgjidhë këto çështje dhe mendoj se në atë kohë komisioni do të vazhdojë se ka një zbatim të besueshëm  dhe një datë mund t’ju caktohet”

Zoti Kukan, një rekomandim me kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Çfarë do të thotë ekzaktësisht? Që nuk jemi gati për rekomandimin apo reforma në drejtësi është me të vërtetë e rëndësishme?

Jo, ju e morët rekomandimin për të nisur negociatat për anëtarësim. Kjo ndodh për herë të parë…. Do të thotë se keni një raport pozitiv dhe kushtet që përmendët, data ose koha e saktë për të filluar negociatat për anëtarësim është e lidhur me kushtet që përmenden atje. Theksi është tek zbatimi i reformës në drejtësi.

Veçanërisht ligji i rivlerësimit, u përmend nga komisioneri Hahn…

Veçanërisht ligji i rivlerësimin dhe situata tani ku opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i kërkoi Komisionit të Venecias për pozicionin e tyre që të jepnin një verdikt. Mendoj se është një procedurë legale por objektivisht po humbasim kohë.

Doni të thoni Shqipëria dhe politikanët shqiptarë.

Për Shqipërinë bëhet fjalë.

Por nga ana tjetër opozita po thotë se ligji i rivlerësimit dhe ligji tjetër i ndërtimit të institucioneve që po e sfidojnë duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese sespe disa nga nenet e ligjit janë antikushtetues?

I takon Gjykatës Kushtetuese të thotë nëse është kushtetuese apo jo. Më lejoni t’ju përmend se ashtu siç u prezantua nga komisioneri dhe siç është shkruar tek raportin vjetor, theks i veçantë është vënë në zbatimin e reformës në drejtësi. Kishte shumë fjali pozitive që kishin të bënin me miratimin unanimisht në parlament dhe u vlerësua shumë por sipas mendimit tim, është shumë mirë që u miratua unanimisht por me zbatimin, siç e shihni edhe ju edhe ne, ka një problem. Pra pa zgjidhur këto probleme, duket se komisioni nuk është gati të rekomandojë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim dhe siç e thashë më herët kjo është një çështje politike shumë e ndjeshme. Opozita ka të drejtën legjitime për të dërguar këto ligje në Gjykatën Kushtetuese, nuk po shkelin asgjë, është e drejta e tyre e shenjtë  dhe gjykata kushtetuese duhet të vendosë pra me zbatimin konkret dhe zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe të gjithë ligjeve që lidhen me të, dyshoj se duhet të presim për Shqipërinë.

Që do të thotë se negociatat nuk do të hapen deri në zbatimin dhe paraqitjen e provave konkrete?

Po

Vetëm rezultatet kanë vlerë tha komisioneri Hahn…

Nuk mendoj se komisioni do të presë për zbatimin e të gjithë ligjeve. Zbatimi i të gjithëve mund të kërkojë shumë kohë. Por nëse vetëm njëri zbatohet apo dy prej tyre dhe kjo do të tregojë se është e mundur për vendin që të  zgjidhë këto çështje dhe mendoj se në atë kohë komisioni do të vazhdojë se ka një zbatim të besueshëm  dhe një datë mund t’ju caktohet sepse ne në parlamentin europian, duam shumë të shohim Shqipërinë në negociatat për anëtarësim. Kemi vetëm Serbinë dhe Malin e Zi dhe do të ishte shumë e rëndësishme të kishim Shqipërinë gjithashtu sepse Shqipëria, teksa dëgjoja komisionerin Hahn me shumë vëmendje, ishte shumë pozitiv për Shqipërinë. Përmendi shumë gjëra pozitive dhe ju e meritoni disa vlerësime, përshembull, aktivitetin tuaj në bashkëpunimin rajonal. Po punoni shumë mirë, keni treguar gjëra konkrete për këtë. Sigurisht ka fusha të tjera si përshembull lufta kundër korrupsionit, kultivimit të kanabisit. Ishte një çështje që komisioneri nuk foli por unë do të doja ta përmendja.Vitin tjetër ju do të keni zgjedhje.

 Janë ato një kusht gjithashtu? Apo parakusht?

Jo, nuk përmendet. Ju dëgjuat të përmendej vetëm reforma në drejtësi por zgjedhjet në çdo vend janë me të vërtetë testi më transparent për demokracinë e qytetit. Si përgatiten, si zhvillohen në ditën e zgjedhjeve, pranohet rezultati apo jo nga të gjitha partitë politike… janë apo jo të besueshme dhe në mënyrë që të kryeni këtë, ju keni 53 rekomandime nga ODIHR dhe unë jam sinqerisht i shqetësuar që nuk i keni zbatuar ato dhe koha po përfundon, ndërkohë që ka limite kohore për këtë. Pra kjo duhet të përmendet gjithashut, unë e përmenda tek mbledhja e Komitetit të Stabilizim Asociimit që do të ishte e nevojshme për parlamentarët t’i kushtojnë shumë vëmendje kësaj dhe që zgjedhjet të përgatiten në një mënyrë të besueshme nëse ka konsensus për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve. Shqipëria nuk ka një historik të mirë në respektimin e rezultateve zgjedhore. Ka patur bojkote të parlamentit për të cilën nuk do të na pëlqente të dëgjonim të flitej këtu, pra zgjedhjet duhet të merren shumë seriozisht.

Ju ishit në Komitetin e Stabilizim Asociimit gjithashtu dhe çfarë shije ju la në fund, lufta midis maxhorancës dhe opozitës? Nuk jeni të lodhur me këtë?

Unë jam mësuar me këtë. Unë kam punuar me kolegët e mi shqiptarë që prej 7 vitesh. Në fillim isha me të vërtetë shumë i shokuar që isha dëshmitar i atij lloji debati me një gjuhë shumë arrogante, shumë të fortë. Nuk është kjo mënyra që diskutojmë në parlamentin tim, në parlamentin europian por gradualisht u mësova paksa por sërish po përpiqemi t’i themi kolegëve tanë se duhet ta bëjnë këtë ashtu siç e bëjmë ne dhe jo ne të mësojmë nga ata. Sërish mendoj se po bëhet pak më mirë por edhe në mbledhjen e fundit ata treguan një kontradiktë të thellë, mungesë vullneti për të gjetur kompromis. Nëse janë dy pozicione kontradiktore, mënyra e vetme është të ketë komropmis dhe është shumë e vështirë për politikanët tuaj për të arritur kompromisin sepse nëse ata thonë jo, unë nuk lëviz nga pozicioni im, dhe kjo nuk është gjëja e duhur, nuk do të shkosh asgjëkundi dhe kjo është gjithashtu një problem në Shqiëpri, kultura politike e kompromisit ashtu si europianët i bëjnë gjërat, pra situata po përmirësohet por sërish ka rrugë të gjatë përpara për të qenë europianë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img