27,07,2024

6 muaj burg kultivuesit të marijuanës

Must Read

Bashkim Hysenaj u dënua me 6 muaj burg dhe 400 euro gjobë për kultivim marijuane në Pejë.

Lajmin për dënimin e Hysenajt e konfirmoi për  KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë Selvane Bukleta.

“Për të pandehurin Bashkim Hysenaj në çështjen gjyqësore të evidentuar në regjistrat e Gjykatës Themelore të Pejës me numër P.nr.228/16 është marrë aktgjykim dhe atë dënim me burg në kohëzgjatje prej 6(gjashtë) muaj,” tha Bukleta.

Ajo tregoi se përveç burgimit, Hysenaj u dënua edhe me gjobë, ndërsa bimët narkotike të gjetura në vendin ku ai i kultivonte do të asgjësohen.

“Dënim me gjobë në shumën prej 400( katërqind) euro dhe dënim plotësues konfiskimi i 250(dyqind e pesëdhjetë) bimëve narkotike të llojit marihuana, të cilat pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi kanë për t’u asgjësuar,” shpjegoi Bukleta.

Në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”  në muajin shtator u shfaqën pamjet ekskluzive të zbulimit të laboratorit të marijuanës në Pejë.

Në këto pamje u shfaqën qindra bimë narkotike bashkë me një sistem të sofistikuar të ajrosjes dhe ujitjes. /Kallxo.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img