27,01,2025

Erdogan: “Skenari” i puçit ishte “shkruar jashtë”

Must Read

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se “skenari” për puçin e dështuar kundër qeverisë së tij, muajin e kaluar, ishte “shkruar jashtë” dhe e ka akuzuar perëndimin për mbështetje të terrorizmit dhe grushtshteteve.

Gjatë një fjalimi sot në Ankara, Erdogan tha se shkollat private në Shtetet e Bashkuara janë burimi kryesor i të ardhurave për klerikun islamik turk, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, të cilin Erdogani e akuzon se është ideolog i përpjekjes për puç në muajin korrik në Turqi, me ç’rast ishin vrarë më se 250 vetë.

Ai në mëmyrë retorike ka pyetur se si Shtetet e Bashkuara dhe Turqia mund të jenë partnerë strategjikë kur “ju ende e mbani dikë, ekstradimin e të cilit e kam kërkuar unë” ? Kjo ishte referencë për refuzimin e Uashingtonit për të vepruar rnë bazë të kërkesës së Ankarasë për ekstradim të Gulenit.

Gulen, i cili prej vitit 1999 jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, e ka dënuar përpjekjen për grushtshtet dhe e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi në të.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni do ta ekstradoj Gulenin, vetëm nëse Turqia paraqet dëshmi të qartë për keqbërje, që do të qëndronte në gjykatë.

Më se 60 mijë ushtarë, gjyqtarë, shërbyes civilë dhe mësimdhënës në Turqi, janë arrestuar, shkarkuar ose janë nën hetime prej puçit. Kjo ka çuar në kritika nga vendet perëndimore se Erdogani po i godet në të gjitha format ata që mendojnë ndryshe dhe e ka ashpërsuar kontrollin në shtet.

Sot, janë lëshuar fletarreste për 98 mjekë në spitalin prestigjioz ushtarak Gata në Ankara, ndërsa zyrtarët futbollistikë të Turqisë i kanë shkarkuar 94 referë dhe persona të tjerë, për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me Gulenin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img