12,01,2026

Efektet e ligjit të ri të trafikut

Must Read
Aksident trafiku

Me ngritjen e gjobave, hidhet dyshimi edhe për ngritjen e korrupsionit te policia e trafikut e sidomos tek ekzaminerët.

Një javë më parë, autoritetet e Kosovës kanë nisur zbatimin e Ligjit të ri për Komunikacionin me gjoba të trafikut deri në 1000 ose më shumë euro, të cilat konsiderohen të papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve të vendit.

Ky ligj, sipas ekspertëve të komunikacionit, nuk ka shkuar në korrelacion me mundësitë ekonomike që ka vendi, e aq më pak me pakon tjetër përcjellëse që e bën ligjin të zbatueshëm, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Edhe pse qëllimi i ligjit është që të ndalen vdekjet në komunikacion që kanë marrë përmasa tragjike, duke shkuar në mbi 2000 për 15 vjet, ekspertët e komunikacionit shprehin dyshim që ligji përveç rritjes së gjobave e rrit edhe korrupsionin, së pari tek ekzaminerët e më pas edhe te policia e trafikut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img