29,04,2024

Serbët e Kosovës me nga dy pensione

Must Read

Ata janë “rikthyer” në Kosovë duke marrë kinse banesa me qira, për të marrë pensionin e pleqërisë, por edhe atë të kontributeve. Kontratat e qirasë i kanë bërë te noterët, edhe pse këta të fundit po thonë se janë raste të rralla.

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës e kundërshton këtë gjë, duke thënë se nuk është etike dhe aspak e drejtë, që një qytetar i cilitdo nacionalitet të gëzojë të drejtën e marrjes së dy pensioneve, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Kurse Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit, dhe kriteret për të gjithë pensionistët janë të njëjta, pa dallim përkatësie.

Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri, të gjithë pensionistët potencialë të Kosovës janë të barabartë para ligjit.

“Të gjithë qytetarët potencialë për pension të Kosovës janë të barabartë para ligjit, kjo kategori duhet t’i përmbushin kriteret për ta gëzuar drejtën e pensionit”, ka thënë Demiri, sipas të cilit, kriteret e përcaktuara për të qenë përfitues i pensionit të moshës, janë të njëjta për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img