Pas kalimit të një pjese të LDK-së nga Ferizaj në Listën e Vjosa Osmanit, sot grupi i përbërë nga 5 anëtarë të Kuvendit Komunal, edhe zyrtarisht janë larguar nga LDK-ja.
Kështu, sot ky grup nga pesë asambleistë krijuan Grupin Parlamentar të Listës Vjosa.
Shefe e këtij grupi është emëruar Hysnije Mustafa Shamolli, e cila përmes rrjeteve sociale konfirmoi një gjë të tillë.
Postimi i plotë
GRUPI PARLAMENTAR I LISTËS VJOSA NË FERIZAJ EMËRON SHEFEN E GRUPIT
Sot u mbajt mbledhja e parë e rregullt e grupit parlamentar të Listës Vjosa, para seancës së Kuvendit Komunal të Ferizajt.
Përveç diskutimit të pikave të rendit të ditës për seancën e Kuvendit Komunal, grupi propozoi dhe votoi unanimisht që shefe e Grupit Parlamentar të jetë profesoreshë Hysnije Mustafa Shamolli.
Të vendosur në mbajtjen e fjalës dhe mbrojtjen e parimeve, ashtu siç edhe kemi presidenten Vjosa Osmani, ju sigurojmë që do të punojmë fuqishëm për mbrojtjen e interesave qytetare.