19,11,2024

Edhe serbët marrin pensionin e veteranit të UÇK-së

Must Read

Në armatën e madhe të veteranëve të UÇK-së që marrin pensionin për kontribut në luftim e fundit në Kosovë ka edhe serbë dhe komunitete tjera jo shqiptare.

Sipas Raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës – “Statika e mirëqenies sociale për vitin 2018”, shihet se pensionin e veteranit e gëzojnë edhe pak serbë të Kosovës.

Sipas pensioneve që u janë dhënë veteranëve në vitin e kaluar, konkretisht në muajin dhjetor, figurojnë 34 veteranë të luftës jo shqiptarë që marrin pensione, shumica e tyre serbë. Në këtë numër bëjnë pjesë 30 burra e 4 gra, shkruan lajmi.net.

Nga ana tjetër, janë 13.138 familje të dëshmorëve dhe invalidë të luftës që marrin pensione në Kosovë për këtë kategori. Po ashtu, në këtë kategori marrin pensione edhe serbë të Kosovës dhe nacionalitet jo shqiptare. Pension në emër të dëshmoreve dhe invalidit të luftës marrin 115 persona, të nacionalitetit jo shqiptarë, shumica serb. Nga ta janë 92 gra dhe 23 burra.

Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2018, sipas ASK-së, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38.345.

Statistikat tregojnë se numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Deçanit me gjithsej 4.082 ose 11% e numrit të përgjithshëm. Pastaj radhitet Prishtina me 3.897 përfitues, Gjakova me 3.836 përfitues.

Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2018, numri i përfituesve nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës ishte 13.138. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Drenasit me gjithsej 1.327, apo 10.09 % e numrit të përgjithshëm, pastaj vjen Skenderaj me 1.215 përfitues, Gjakova me 1.139 përfitues, Peja me 3.659 dhe Skenderaj 2.658. /Lajmi.net/


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img