25,11,2024

Dardana (ish – Kamenicë) nderon mërgimtarët dhe shpall “Qytetar Nderi” Ermir Lenjanin (Foto)

Must Read

Në manifestimin dyditor të organizuar nga kreu i Komunës, nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë si dhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Kamenicë (Dardanë) bënte pjesë një panair prodhimesh lokale, nderimi për kontributdhënës të ndryshëm si dhe u shpall qytetar nderi futbollisti i njohur Ermir Lenjani.

Viteve të fundit, gjithnjë e më shumë, Diasporës po i kushtohet vëmendje më e shtuar. Tashmë nuk është vetëm ai slogani i shkruar në panonë e paraqitur në hyrje të qytetit “Mirësevini bashkatdhetarë”, porse mërgimtarët i përcjell një manifestim dyditor i organizuar mirë nga kreu i Komunës, nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë si dhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport.

Kështu, më 21 korrik 2016, nga një skenë e rregulluar enkas për këtë ngjarje, kryetari i Komunës, Begzad Sinani shpalli të hapur Panairin e prodhimeve lokale dhe Ditën e Diasporës. Me këtë rast z. Sinani shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e vazhdueshëm të mërgimtarëve në shtetndërtimin e Kosovës. Ai po ashtu ndau mirënjohje për disa organizata sponsoruese të këtij manifestimi siç janë: Banka “Finca”, “KEP” dhe “BPB”, organizata “Helvetas” etj.

Këtij diskutimi me këtë rast iu bashkëngjit edhe zv.ministri për Diasporë, Sahit Krasniqi, i cili trimëroi, jo vetëm mërgimtarët, por edhe rreth 40 biznese, të cilët për dy ditë radhazi ekspozuan prodhimet e tyre vendore, duke dëshmuar maksimën: “Nëse punojmë në shtetin dhe për shtetin tonë, atë do ta kemi gjithmonë”.

Kështu, 41 biznese vendore, në sheshin “Metush Krasniqi” në Dardanë (ish- Kamenicë), kishin ekspozuar prodhimet e tyre, duke filluar nga ato bujqësore, të apikulturës, artizanale e deri tek ato inovative nga teknika energjetike./albinfo

kryetari-sinani-pergezon-prodhuesit-e-mjaltit

mejdi-ismaili-falenderon-komunen-per-organizim-dhe-respektim-te-mergimtareve

mirenjohje-per-helvetasin

panairi-i-prodhimeve-vendore

prodhimet-bujqesore-vendore

prodhimi-i-kerpudhave-tashme-k-kapluar-tregun-evropin

prodhuesit-e-veglave-muzikore

xhemile-sopi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img