04,10,2024

Katër shtete “në luftë” për Nënë Terezën

Must Read

“Nënë Tereza (1910-1997), e cila është autore e citatit, gjatë kohës sa ka jetuar nuk ka lejuar të përvetësohej. Por sot, katër vende zihen për mbetjet mortore të motrës katolike dhe nobelistes, shkruan die Welt.

“Nga gjaku jam shqiptare, me përkatësi shtetërore, indase, nga besimi jam katolike dhe i takoj gjithë botës”. Këtë thënie të Nënë Terezës e ka shpallur gazeta gjermane “Die Welt” për citat të ditës së sotme dhe ia ka kushtuar një koment figurës që është autore e thënies.

“Nënë Tereza (1910-1997), e cila është autore e citatit, gjatë kohës sa ka jetuar nuk ka lejuar të përvetësohej. Por sot, katër vende zihen për mbetjet mortore të motrës katolike dhe nobelistes, transmeton albinfo.ch gazetën die Welt.

“India, vendi në të cilin ajo me dekada është përkujdesur për të varfrit e qytetit milionësh, Kalkuta dhe ku ajo ka sot varrin. Pastaj vjen Maqedonia, të cilës sot i takon vendi i lindjes së saj, Shkupi. Më tutje vjen Kosova, prej nga është nëna e Nënë Terezës si dhe Shqipëria si atdhe i babait. E fundit, sipas shqiptarëve të njohur si patriarkalë, është përcaktuese sa i takon vendit të varrit. Dhe kështu, shqiptarët, në pritje të mbetjeve mortore të Nënë Terezës kanë emërtuar, jo vetëm aeroportin e Tiranës me emrin e saj. Ata kanë shpallur 19 tetorin, ditën e shpalljes së lume të Nënë Terezës si festë kombëtare”, përfundon Die Welt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img