16,06,2025

Bytyqi: Qeveria duhet të marrë përgjegjësi ndaj punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, të zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Must Read

Është e paimagjinueshme për një shtet të së drejtës, ku zbatimi i Kushtetutës dhe i Ligjit është i detyrueshëm për të gjithë, të vazhdohet me abuzime ndaj të drejtave të punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, të cilët kanë fituar meritorisht në të gjitha instancat e drejtësisë, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Çka duhet të ndodhë më shumë, për të bindur Qeverinë e Kosovës dhe AKP-në që të zbatojnë vendimet gjyqësore ndaj ketyre qytetarëve të ndershëm e punëtorë, të cilët asgjë më shumë dhe as më pak, po kërkojnë – vetëm drejtësi.

A nuk mjaftuan rreth 700 ditë grevë e protesta që këtyre qytetarëve t’u përmbushen obligimet ligjore e financiare, ndërkohë që abuzohet pambarimisht me buxhetin e shtetit, qoftë për të paguar obligime të paqena kontraktuale për Bechtel Enka-n, qoftë për humbjen e mbi 20 milionë eurove në arbitrazh ndaj Devollëve, apo edhe për avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Kjo Qeveri duhet të marrë përgjegjësi ndaj punëtorëve të Fabrikës së gypave në Ferizaj, dhe asgjë më shumë sesa të zbatojë aktgjykimin e Gjykatën Kushtetuese, përndryshe çfarë efekti kanë vendimet gjyqësore dhe vetë sistemi ynë kushtetues e ligjor, kur abuzohet dhe veprohet në mënyrë selektive me të drejtat dhe dinjitetin e qytetarëve, ka shkruar deputeti Gamend Bytyqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img