Gazeta Blic: Po flitet se AAK po tërhiqet nga Fronti opozitar apo është kundër tij. Pse?
Muharrem Nitaj: Nuk ka shansë që AAK të jetë kundër një fronti të përbashkët opozitar. Nuk ndodhë që AAK, të mos e respektojë një marrëveshje, qoftë me gojë qoftë me shkrim. Jemi bashkë me VV dhe me Nisman gjithë këta muaj, për shtetin. Secili i ka bërë disa kompromise për “bashkallakun”, por askush nuk mund ta thotë, as më të voglën fjalë, që AAK ka punu me hile, çka do qoftë e aq më pak se ne kemi qenë kundër këtij Fronti. Këto janë hajgare!
Por është e vërtetë që kemi pasur dallime në mënyrën dhe në formën e kundërshtimit . Ajo që kemi kërkuar në vazhdimësi, ka qenë që të respektohet identiteti dhe diversiteti edhe në këtë kundërshtim.
Ne kemi parë se qëndrimi i mëtutjeshëm i deputetëve tanë në Kuvend, ka qenë jo funskional dhe kemi vendosur që ta bojkotojmë Kuvendin. Të njëjtën gjë u kemi kërkuar edhe partnerëve tanë VV-së dhe Nisma-s, por në asnjë rrethanë nuk e kemi kushtëzuar bashkëpunimin tonë me ta, nëse ata do të kishin një qëndrim tjetër për sa i përket prezencës së tyre në Kuvend.
Gazeta Blic: A keni refuzuar ju një listë të përbashkët, me arsyetimin se keni qenë kundër përfshirjes së shoqërisë civile në atë listë.
Muharrem Nitaj: Kjo është qesharake. Përkundrazi, ne kemi kërkuar me [do kusht të gjurmohen se kush mund të jënë ata pjesëtarë të shoqërisë civile që do të donin të ishin, qoftë pjesë e frontit kundërshtues, qoftë, nesër, pjesë e një liste të përbashkët eventuale zgjedhore.
Nuk e di kush e ka sponsorizuar këtë rrenë të madhe se AAK, s’po don listë të përbashkët sepse është kundër shoqërisë civile. Bile ne edhe e kemi bërë një propozim, me shkrim, se si do të duhej të përpilohej lista, dhe ku është paraparë që partner dhe pjesëmarrës i kësaj liste, të jetë edhe shoqëria civile. Por duket se në këtë vend përplasen shumë interesa dhe kurr nuk e din se kush për hesap të kujt punon.
Gazeta Blic:Ka pasur zëra se jeni afruar shumë me PDK-në dhe edhe kjo mund të ishte një arsye e ftohjes së marrëdhënjeve midis opozitës.
[quote_colored name=”” icon_quote=”no”] “Po i kam lexuar disa zëra të tillë edhe dje me 1 Prill.” [/quote_colored]
Muharrem Nitaj: Natyrisht, për të qenë rrena më e besueshme, janë sajuar edhe broçkulla të tilla, sepse nuk rezultonte e mjaftueshme gënjeshta se si AAK, nuk po e don shoqërinë civile në listë. Duhej sajuar edhe diçka tjetër.
Gazeta Blic:A mund të thoni se AAK nuk do të jetë pjesë e kësa Qeverisë?
Muharrem Nitaj: Sigurisht se nuk do të jetë. Ky është qëndrimi aktual i strukturave drejtuese dhe i anëtarësisë së AAK-së.
Gazeta Blic: Pse u largua Donika Kadaj-Bujupi nga AAK?
[quote_colored name=”” icon_quote=”no”] “Kam përshtypjen se e mashtroi dikush, por kjo është vetëm përshtypja ime. Ajo duhet t’i thotë vetë arsyet e veta.” [/quote_colored]
Gazeta Blic: Ajo ka thënë se po largohet për shkak të vendimeve të njëanshme në parti, a është e vërtetë kjo?
Muharrem Nitaj: E kjo nuk është e vërtetë. Zonja Kadaj-Bujupi ka qenë vet vendimmarrëse në Parti, dhe për aq kohë sa unë jam aty, nuk e kam parë asnjëherë të ketë qenë kundër çfarëdo vendimi që është marrë aty.
Gazeta Blic: A ka të bëjë kjo me Alternativen e përbashkët që është propozuar nga LVV, të cilën po thuhet se ju e keni kundërshtuar njëanshëm.
Muharrem Nitaj: Jo nuk besoj që mund të thuhet, se e kemi kundërshtuar njëanshëm. Kur propozimet janë të njëanshme, refuzimi eventual nuk mund të cilësohet kundërshtim i njëanshëm. Ne kurrë nuk kemi pretendur që propozimet tona të pranohen me çdo kusht. Ne jemi tri parti politike, dhe natyrisht se është normale të refuzojmë ndonjë propozim që e konsiderojmë të parakohshëm, formal, dominues, apo çfarëdo qoftë.
Gazeta Blic: Po pse e keni kundërshtuar atëherë Alternativen e propozuar nga VV?
Muharrem Nitaj: Sepse dokumenti i propozuar për Alternativën, më shumë i ngjante një dokumenti për krijimin e një partie të re politike, se sa një dokumenti të bashkëpunimit opozitar. Të paktën kështu e kam kuptuar unë dhe këtë e kam thënë edhe në takime të përbashkëta që kemi pasur. AAK mund të jetë partner politik, por nuk është e gatshme as të shkrihet në një formacion të ri politik, e as të vihet nën drejtimin e një partie tjetër, sikundër nuk kërkojmë nga askush që të vihet nën drejtimin tonë.
Gazeta Blic: Atëherë si do të bashkëpunoni tutje?
Muharrem Nitaj: Po ne jemi opozitë dhe si opozitë jemi pajtuar që qeveria dhe prlamenti e kanë humbur legjitimitetin dhe për të dalur nga kjo krizë politike, vendi duhet të shkojë ne zgjedhje. Në fakt duhet të “resetohet” sistemi. Ne fillimisht duhet ta mbërrijmë këtë qëllim, dhe do të ishte papërgjegjësi totale që arritja e këtij qëllimi të kushtëzohej me marrëveshje që mund tu përkasin fazave të mëvonshme!