19,01,2025

Arrijnë furnizime të reja me pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësor në Ferizaj

Must Read

Arritën furnizime të reja me pajisje mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, gjatë gjithë pandemisë Komuna siguroi të mos i mungojnë pajisjet mbrojtëse mjekëve dhe infermierëve

Furnizimi i vazhdueshëm me masa e pajisje mbrojtëse për institucionet shëndetësore në Ferizaj, nuk ka munguar gjatë gjithë pandemisë. Mjekëve e infermierëve nuk mund t’i mungonin pajisjet e masat mbrojtëse të tjera kundrejt virusit COVID-19.

E për këtë u përkujdes gjatë gjithë kohës Komuna e Ferizajt, furnizimi i rregullt nga Ministria e Shëndetësisë si dhe donatorët vullnetmirë privat.

Dje, në barnatoren e QKMF-së, arriti kontigjenti me furnizime të reja, masa mbrojtëse për stafin shëndetësor.

Gjatë pranimit në të cilën prezent ishte i pari i Ferizajt, Agim Aliu, drejtori i DSHMS-së Bekim Ademi, drejtorja e QKMF-së, Nadire Imeri si dhe drejtuesi i barnatores, Agron Selmani u tha se institucioneve shëndetësore përherë i kanë qëndruar afër për nevojat e tyre, Komuna e Ferizajt dhe se kjo mbështetje, si kjo e planifikuar në kuadër të Fondit Emergjent do të vijoj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img