02,05,2024

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, Ferizaj nisi shpërndarjen e 330 koshereve të bletëve të llojit më të avancuar

Must Read

Ferizaj po bën dallim në mesin e të gjitha komunave në shpeshtësinë e mbështetjes për bujqit e fermerët ferizajas. I tillë ishte edhe sot, aksioni i cili po realizohet për herë të parë në Republikën e Kosovës në shpërndarjen e 330 koshereve të bletëve të llojit më të avancuar. E një ngjarje e tillë u ndoq nga vet i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se me shpërndarjen e 330 koshereve të bletëve po i jepet një mbështetje e fuqishme këtij sektori profitabil për ekonomitë familjare.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë shpërndau sot 330 kosheret e bletëve, projekt ky që kap vlerën afro 40,000 euro. Kosheret janë të kombinuara nga druri dhe plastika, lehtë të përdorshme dhe mjaft ekologjike të cilën cilësi ia garanton materiali me të cilin është punuar kosherja.

Përfitues të koshereve të bletëve janë 108 qytetarë me nga 1-5 koshere varësisht ngga numri i bletëve që kanë. Numri i shoqërive të bletëve në Ferizaj është rreth 10,000 sosh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img