25,11,2025

Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Must Read

Më 27.04.2025, rreth orës 15:10, në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i lëndimit të rëndë trupor. Viktima, F.V. (M/K), 16 vjeç, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë), dyshohet nga tre persona, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt, viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Sektori i hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore në terren, ka arritur të identifikojë një person të dyshuar dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme të kërkimit. Më 28.04.2025, rreth orës 12:30, në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, policia ka arrestuar të dyshuarin M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendbanim të përkohshëm në Kosovė, Ferizaj.

Gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim tjetër lidhur me këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img