27,12,2024

Apple mund të jetë më inteligjente nga sa mendohet

Must Read

Apple, kompania nga e cila priten gjithmonë e më shumë rregullime dhe projektime vit pas viti, tashmë duket sikur ka rënë në një përgjumje. Kompania nuk ka planifikuar ndryshime të mëdha për telefonin e saj të ardhshëm dhe ajo është duke i mbajtur të gjitha ndryshimet e mëdha të cilat mund ta bëjnë një “markë të re” iPhone-n, për vitin e ardhshëm. Këtë vit, ajo ka në plan iPhone 7, i cili me shumë gjasa do të vijë me ndryshime minimale, si ato që kemi dëgjuar për të.

Por pse Apple nuk po ecën përpara duke bërë përmirësime në iPhonet e saj, si ato që kemi parë në brezat e mëparshëm të iPhone, ndërkohë që shitjet e saj kanë pësuar rënie ajo vendos të presë vitin e ardhshëm për të bërë ndryshime?

Sipas një raporti nga Timothy Arcuri dhe ekipi i tij i analistëve në Cowen & Co Apple ka hyrë në një përgjumje të tillë njëvjeçare për të ardhur vitin e ardhshëm me një ndryshim rrënjësor në iPhone-t e saj.

Arcuri thotë se përdoruesit e iPhone të cilët presin përmirësime të iPhone7 janë rreth 33 për qind (shifër konstante përgjatë tremujorëve të fundit), dhe pritet që në tremujorët e ardhshëm ky numër do të shkojë deri me 43 për qind. Kjo pritet të sjellë më shumë shitje të iPhone7. Arcuri e quan këtë një supercikël për vitin 2017. IPhone7  është përshkruar si një urë lidhëse midis brezave të mëparshëm të iPhone dhe brezave të ardhshëm të tij.

Ai shpjegoi më tej se iPhone 7 nuk do të pësojë një risi të madhe në projektim, për shkak se ajo vitin e ardhshëm realizon dinamikën e plakje të bazës së iPhone-ve të mëparshëm. Një arsye tjetër që ndryshimet në iPhone do të vijnë vitin e ardhshëm mund të jetë edhe fakti që në vitin 2017 iPhone i jep fund ciklit 10 vjeçar, duke nisur kështu një epokë të re.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img