11,09,2025

Aliu inspekton punimet e Qendrës së Sporteve dhe Panaireve në Greme

Must Read

Punimet në ndërtimin e Qendrës së Sporteve dhe Panaireve në Greme të Ferizajt, po zhvillohen me një dinamikë dhe intensitet të lartë.

Për t’i inspektuar këto punime dhe dinamikën e tyre, doli Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Ai pa nga afër punët e kryera në të gjitha nyjet e kësaj ngrehine që do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në bizneset ferizajase si qendër ekspozuese si dhe hapësirën e re e moderne për zhvillimin e sporteve të ndryshme. Kryetari Aliu u shpreh i kënaqur me ritmin e punëve dhe cilësinë e tyre.

“Cilësia e lartë e punimeve dhe aplikimi i standardeve më të larta infrastrukturore është ajo që po përcjell ndërtimin e këtij objekti shumëfunksional që ka ngritur tashmë shtatin në fshatin Greme” ka thënë Aliu

Qendra e Panaireve dhe Sportit në fshatin më të zhvilluar të Ferizajt, epiqendrën e industrisë së drurit dhe të tjera, fshatin Greme është një ndër ngrehinat më të rëndësishme dhe projekti më i nevojshëm që do ta decentralizoj zhvillimin e sporteve edhe në zonën rurale si dhe mbështetjen e krijimin e mundësisë promovuese për bizneset.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img