21,09,2024

Promovohet libri “SHËNDETËSIA e Komunës së Ferizajt me rrethinë gjatë shekullit XX”

Must Read

Në kuadër të jubileut të 20-të të çlirimit të Ferizajt, 65 vjetorit të mjekut të parë shqiptar, Shaban Sylejmani dhe në 40 vjetorin e gjeneratës se parë të mjekëve të diplomuar, është promovuar libri “Shëndetësia e Ferizajt me rrethinë në shekullin XX”, nga autorët Ramadan Ramadani dhe Agim Bytyçi.

Pjesë e këtij promovimi përveç qytetarëve të shumtë, ishin dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu.

I pari i Ferizajt u shpreh se kjo ditë është shumë e veçantë për gjithë qytetin e tyre, pasi po dëshmohet se në shëndetësi kanë nxjerr emrat më të mirë dhe profesionist.

“Sot është një ditë e veçantë për Ferizajn, një ngjarje e shënuar e para në qytetin tonë. Ngjarje që do të thotë t’i vë vulën historiografisë shëndetësore në Ferizaj të shekullit XX, përmes veprës kulminante shkencore dhe historike të autorëve Ferizajas Ramadan Ramadani dhe Agim Bytyçi. Qyteti ynë, ndonëse ka vetëm 146 vite nga themelimi, ka një histori me shumë lavdi në gjenerata dhe periudha të ndryshme historike. Në pikëpamja të shëndetësisë si sot dhe dikur, Ferizaj nxori emrat më eminent të shëndetësisë, si në rrafshin kombëtar ashtu dhe botëror”, tha kryetari Aliu.

Kurse, zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu tha se sakrifica e madhe në sektorin e shëndetësisë po shpërblehet sot. Sipas tij, kontributi dhe vlera e autorëve është më e madhe se kaq dhe se nuk do të ndalen për t’i jetësuar veprat e tyre.

“Sakrifica e madhe në sektorin e shëndetësisë po shpërblehet sot, duke nderuar 65 vjetorin e mjekut, kolegut tonë, doktor Shaban Sylejmani. Po ashtu dhe 40 vjetorin e gjeneratës së parë të mjekëve të diplomuar… E dina që kontributi dhe vlera e tyre është më e madhe se kaq, nuk do të ndalemi për të punuar për t’i jetësuar veprat e tyre”, tha ai.

Recenzenti i librit, profesori Safet Beqiri tha se me anë të këtij libri po dëshmohet për vlerën e shëndetësisë në Ferizaj. Sipas tij vet kombinimi i dy autorëve tregon për vlerën e librit.

“Është bërë një bashkëdyzim fenomenal në mes të një historiani dhe doktori dhe përmes të dyve së bashku doli një produkt që quhet shëndetësia në Ferizaj në një periudhë kohore në 100 vite. Një produkt shumë i vlefshëm, i pari. Nuk është ideali, por është më i miri, sepse një produkt të tillë nuk e kemi pasur”, deklaroi Beqiri.

Njëri nga autorët të librit, Agim Bytyqi tha se qëllimi i botimit të këtij libri ishte që si ferizajas të lënë një gjurmë për historinë e shëndetësisë për gjeneratat e reja.

“ Qëllimi ishte që ne si ferizajas të lëmë një gjurmë për historinë e shëndetësisë në një libër për gjenerata që vijnë pas nesh”, tha ai,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img