Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në
identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin
të aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Ky aksion, po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e
Komunikacionit Rrugor e Ferizajt në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e
Ferizajt .
Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje , nëpër lokacione të
ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë
kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen
gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtij aksioni policia me datën 18 dhe 19 tetor 2021, ka shqiptuar këto
kundërvajtje:
- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 31 gjoba
- Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 6 gjoba
( Heqje e patentë shoferit 6 ) - Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 8 gjoba
- Kalimi i afatit të regjistrimit , 10 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 9 gjoba
- Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 95 gjoba
- Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 111 gjoba
- Gjithsej , 300 gjoba
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe
ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor
dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë
menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro
Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.