23,12,2024

Aksidenti ajror me 112 të vdekur u shkaktua nga një ‘gabim njerëzor’

Must Read

Një aksident ajror në Kubë, i cili vrau 112 vetë, u shkaktua nga “gabimi njerëzor”, tha kompania meksikane që zotëron aeroplanin.

Damojh Airlines tha se një studim i regjistruesve të të dhënave tregoi se Boeing 737 u ngrit në një kënd shumë të pjerrët.
Organizata e pilotëve në Meksikë, ASPA tha se deklarata e Damojh, e cila u publikua para se hetimi zyrtar të kishte përfunduar, ishte e papërgjegjshme.
Përplasja ishte një nga më të këqijat që ka ndodhur në Karaibe për dekada të tëra. Boeing 737 dhe ekuipazhi i tij meksikan ishin marrë me qira nga Damojh kur u rrëzua 20 km në në jug të kryeqytetit kuban, Havana.
Dëshmitarët okularë përshkruan se avioni shpërtheu në flakë përpara se të binte në një fushë afër një zone të pyllëzuar pranë aeroportit kryesor të Havanës.
Autoriteti i aviacionit civil në Meksikë pezulloi fluturimet e kompanisë pas aksidentit. Ai tha se pezullimi do të mbetet në fuqi deri në pritje të rezultatit të hetimit.
Shumica e viktimave ishin kubanezë, duke përfshirë 10 pastorë ungjillorë dhe bashkëshortet e tyre. Nga 113 vetë në bord, 110 vdiqën në momentin e përplasjes. Nga tre të mbijetuarit fillestarë, dy vdiqën më vonë në spital.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img