Në hyrje të fshatit Dubravë të Ferizajt para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Aksidenti është shkaktuar pasi që drejtuesi i automjetit ka humbur drejtimin dhe ka goditur shtyllën e rrymës elektrike.
Njëri nga udhëtaret I.H i cili gjendej në makinë tha për Ferizajpress se aksidenti ka ndodhur pasi kanë kaluar kthesën dhe vozitësi ka humbur drejtimin.
Me këtë rast vozitësi i makinës A.M nga Ferizaj (rreth moshës 30 vjeçare) ka marrë lëndime të lehta trupore dhe sipas mjekut kujdestarë në Emergjencën e Spitalit është jashtë rrezikut për jetë.
Si pasojë e këtij aksidenti është këputur edhe shtylla elektrike e cila ka lënë këtë pjesë pa furnizim me rrymë elektrike
Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, raporton FerizajPress.com nga vendi i ngjarjes.
Eedhe ekipet e KEDS-it gjenden në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta nxjerrin makinën e cila është bllokuar nga shtylla elektrike./ferizajpress.com