24,10,2025

AGK i shqetësuar që seanca “Mekaj” zhvillohet e mbyllur për opinionin

Must Read
AGK

Njoftimi i plotë:

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim vazhdimin e seancës së mbyllur në rastin “Mekaj”. Ne kemi pritur se ky vendim do të ndryshohej dhe se gjykata do të krijonte transparencë.

Megjithatë, me mos ndryshimin e vendimit për rihapje të seancës, sistemi i drejtësisë ka injoruar kërkesat e publikut dhe komunitetit të gazetarëve, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Arsyetimi i gjyqëtarit të rastit se seancat janë mbyllur krejtësisht për shkak të mbrojtjes së jetës personale të të akuzuarve, dëmtuarve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë nuk është i qëndrueshëm. Në kërkojmë që ky rast të rihapet për opinion. Mund të jetë i pranueshëm vendimi për mbylljen e disa seancave porse jo i gjithë procesi gjyqësor.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka shkruar kohë me parë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Megjithatë edhe ky institucion nuk ka dhënë ndonjë mendim sa i përket mbylljes së proceseve gjyqësore. Duke u thirrur në mandatin që ka Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se mbetet krejtësisht përgjegjësi e gjykatëseve se si të veprojnë në këto raste. Përkundër kësaj, ne konsiderojmë se KGJK-ja duhet të ketë një rol më aktiv pasi edhe ky institucion bart një pjesë të përgjegjësisë për dështimet apo suksesin e sistemit të drejtësisë. Kërkojmë edhe publikisht që KGJK-ja të deklarohet në lidhje me këtë rast.

Shqetësimin e AGK-së për mbylljen e seancave gjyqësore, sidomos rastit “Mekaj” e ka përkrahur edhe European Federation of Journalists. EFJ kohë më parë ka reaguar publikisht duke mbështetur kërkesën e gazetarëve që proceset gjyqësore të jenë të hapura për publik si dhe për gazetarët duke ia rikujtuar sistemit të drejtësisë se parimi bazë për punën e gjykatave është transparenca.

Përveç kërkesës për KGJK-në, ne kërkojmë edhe nga të gjitha organizatat vendore e ndërkombëtare që të kërkojnë rritjen e transparencës. Presioni më i madh do të duhej të vinte nga organizatat që monitorojnë fushën e drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img