03,11,2024

KDI: Opozita dominon në inicimin e çështjeve të trajtuara në Suharekë

Must Read

Këto të dhëna dalin nga “Fletënotimi” i KDI-së për këtë komunë që përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të këtij kuvendi komunal dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë institucion  për periudhën janar-dhjetor 2016, bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit, thuhet në njoftim.

Gjatë vitit që shkoi anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës kanë ngritur gjithsej 171 çështje, prej të cilave vetëm 47 % nga fushat me interes për qytetarët e Suharekës ndërkaq 53 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Suharekës. Nga këto të dhëna rezulton se anëtarët e AAK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 36.3 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e PDK-së me 23.4  % të çështjeve të iniciuara.

Lidhur me ngritjen e çështjeve, anëtari i Kuvendit të Komunës së Suharekës Alush Shala (PDK), ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsej 17.5 % i përcjellë nga Leonard Shala (LVV) me 13.5% dhe Bajram Tershani (PD) me 8.2 % të çështjeve të ngritura.

Gjatë vitit 2016 ky institucion  ka shqyrtuar dhe miratuar rregulloren për vendosjen e ndërtimit dhe largimit të objekteve të përkohshme në pronën publike dhe private. Krahas kësaj, Leonard Shala (LVV) ka propozuar për miratim në këtë institucion rregullore komunale për menaxhimin e mbeturinave.

Anëtarët e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Suharekës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 35.6 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LDK-së me gjithsej 20.6 % të pyetjeve të përgjithshme. Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Suharekës janë Leonard Shala (LVV) me 16.9 %,  Alush Shala (PDK) me nga  15.6 % dhe Jeton Rrakaqi (PDK) me  8.8 %  të pyetjeve të përgjithshme.

Në Kuvendin e Komunës së Suharekës gjatë vitit 2016 është vërejtur një mos pjesëmarrje e anëtarëve në seanca ku janë shënuar 9 raste të mungesës së anëtarëve në seancat e këtij institucioni. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

N.P.L “Ambienti” me kasion vullnetarë në rregullimin e rrethojave dhe ambientit në Shkollën “Ahmet Hoxha”

Nuk është hera e parë që N.P.L "Ambienti" po merr aksione vullnetare në rregullimin e ambienteve rreth...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img