15,11,2024

Abrashi takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Must Read

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Abrashi së bashku me kryetarin Fadil Shurdhaj, dhe sekretarin Enver Krasniqi biseduan për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes për këtë shoqatë.

“Abrashi theksoi se bazuar në përgjegjësitë që ka MPMS-ja, do të mundohet që çdo herë të jetë afër kësaj kategorie të ndjeshme në përkrahjen e kërkesave të tyre për rehabilitim sipas mundësive buxhetore. Kryetari i shoqatës . Fadil Shurdha duke falënderuar ministrin Abrashi për përkrahje, njëherit kërkoi nga ministria që të përkrahë edhe këtë vit programet për rehabilitim të prezentuara nga shoqata, si dhe të shikojë mundësinë për financimin apo sigurimin e mjeteve financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës për realizimin e projektit për protezat e invalidëve të luftës”, thuhet në njoftimin për media.

Abrashi dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, biseduan për mundësinë e krijimit të një komisioni të përbashkët, ku do të përfshiheshin përfaqësuesit e të gjitha shoqatave dhe institucioneve qeveritare të linjës që do të merren me shqyrtimin dhe analizimin e tërë pakos ligjore të përfituesëve të skemave pensionale që përfitojnë nga shteti, po ashtu u pajtuan që të fillojë implementimi dhe zbatimi i rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img