26,04,2024

Në iPad do të mund të punoni me ekranin e ndarë në pjesë të veçanta

Must Read

Përdoruesit e modelit të fundit të iPad në iOS 9 mund të punojnë mbi një dokument ndërkohë që një program tjetër është hapur në pjesën tjetër të ekranit.

Google e prezantoi të Mërkurën këtë përditësim ku ekrani i iPad do të jetë i ndarë dhe i organizuar në seksione të veçanta për të punuar në shumë programe të ndryshme njëkohësisht. .

Në këtë model përdoruesit e iPad Pro dhe iPad Air 2 në iOS 9, mund të punojnë në faqe të ndara nga njëra-tjetra, secila me programe të ndryshme të hapura në të, ku mund të ngarkohen edhe foto apo dokumente. Përditësimi vjen pothuaj një vit pasi Apple prezantoi iOS 9 më opsionin “Split View”, një funksion multifunksional që lejonte ndarjen e ekranit në dy pjesë për dy aplikacione të ndryshme.

Aplikacioni i përditësuar mund të shkarkohet nga dyqani i App Store.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img