26,12,2024

A po diskriminohen banorët e lagjeve të Prishtinës që nuk e votojnë VV-në!?

Must Read

Një pjesë e banorëve të Prishtinës, në rrugën Malush Kosova, po ndihen të diskriminuar nga Komuna e Prishtinës. Banorët e kësaj lagjeje, kanë bërë të ditur se komuna ka lënë  njëqind metra rrugë  pa shtruar, ndërsa shiu ka nxjerrë në sipërfaqe edhe kabllot e tensionit të lartë, duke rrezikuar kështu banorët e sidomos fëmijët që kalojnë përditë nëpër atë rrugë.

Ata kanë treguar se Komuna nuk u ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me këtë, por sipas tyre, kjo po bëhet për arsye se ata banorë nuk janë votues të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi në pjesët tjera të kësaj lagjeje, komuna ka bërë investime, shkruan lajmi.net.

“Nuk di shpjegim tjetër për këtë punë. E vetmja arsye për këtë duhet të jetë se ne nuk jemi votues të VV-së. Ne thjeshtë po ndihemi të diskriminuar. Kemi kërkuar disa herë nga komuna që të mos na diskriminojë në këtë mënyrë, pasi kjo rrugë është pronë publike por e vetmja përgjigje e tyre ka qenë se nuk e shtrojmë”, ka treguar  Ramë Cubaj, banor i kësaj lagjeje.

Banorët kanë treguar se kanë shkuar në komunë ku kanë kërkuar që të mos lihen njëqind metra të kësaj rruge në këtë gjendje të mjerueshme, pasi kjo rrugë është pronë shtetërore,  por sipas tyre zyrtarët nga komuna e Prishtinës janë shprehur  se nuk do ta shtrojnë këtë rrugë. /Lajmi.net

15239246_824495784359154_433584466_n

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img