Terrorizmi është një formë e organizimit të aktivitetit kriminal , të cilin e karakterizon ndërmarrja e akteve të dhunës , kryerja e atentateve dhe rrëmbimeve, vënia eksplozioneve , zjarreve dhe ndërmarrja e veprimeve të tjera me rrezikshmëri të përgjithshme.
Në teori nocioni i terrorizmit shfrytëzohet në kuptimin e gjerë dhe të ngushte. Në kuptimin e gjerë ai përfshinë aktivitete të ndryshme kriminale siç janë : terrorizmi kriminal , në bazë të cilit hasen interesat pasurore, terrorizmi psikik në të cilin e karakterizojnë qëllimet religjioze dhe magjike , terrorizmi luftarak i cili manifestohet në përdorimin e mjeteve për shkaktimin e terrorit me qëllime luftarake, dhe terrorizmi politik, i cili është drejtuar në realizimin e qëllimeve të caktuara politike .
Aktet terroriste kryhen me veprime të dhunshme ndaj jetës me vrasje tek njerëzit e pa fajshëm ose për shkak veprimtarisë shtetërore apo shërbimit publik me mjete të rrezikshme dhe lëndë plasëse etj.
Qëllimi i terrorizmit është ulja e moralit të popullsisë qytetare me qëllim që pakënaqësisë, të përdoret si mjet ndikimi mbi qeveritë ose palët tjera në konflikt .Pra megjithatë terrorizmi ushtrohet me paramendim pa dallim mbi qytetarët, pra aktorët që bëjnë këtë krim janë të motivuar politikisht siç thonë “luftëtari për lirinë e dikujt është terrorist për tjetrin”.
Terroristi beson se qëllimet e tij – imponimi i kërkesave të tij, përhapja e propagandës së organizatës së tij – mund të arrihet vetëm me dëmtimin e përbërjes së shoqërisë; kur ankthi, frika dhe konflikti të dominojnë jetën e përditshme. Disa grupime kanë për qëllim të përfitojnë nga atmosfera e rrëmujës që shkaktojnë veprimet e tyre. Ata mendojnë se do të jetë më lehtë të arrijnë qëllimet e tyre aty ku stabiliteti shoqëror është rrënuar, e individët janë të tendosur nga frika dhe pasiguria. Ata pretendojnë se nga ky shkatërrimi do të lind ajo që ata quajnë “ndershmëri dhe drejtësi.”
Por të shpresosh që aktet e terrorizmit mund të vendosin ndershmëri dhe drejtësi ose që problemet mund të zgjidhen me anë të dhunës, është një gabim i tmerrshëm.
Dhuna është kundër produktive: Të gjithë ata që jetojnë me shpatë do të vdesin nga shpata.
Ashtu siç Islami urdhëron që qëllimi i të gjitha akteve të myslimanëve të jetë i ligjshëm, po ashtu ka theksuar, në mënyrë të veçantë, që mjetet e përdorura për arritjen e këtij qëllimi, të jenë të ligjshme, duke u kujtuar atyre që përpiqen të arrijnë një qëllim të ligjshëm me mjete të paligjshme, se në fund do të gjenden ballë për ballë me të kundërtën diametrike të objektivit të tyre.
Si rrjedhojë, ne mund të themi që terrorizmi nuk mund të jetë një mjet për të realizuar ndonjë qëllim Islam. Përveç kësaj, Islami kurrë nuk e ka miratuar luftën, ndonëse ajo është një realitet dhe një prej elementëve më të spikatur në historinë e njerëzimit. E Islami e ka kufizuar luftën para së gjithash me rrethanat e mbrojtjes, dhe atëherë, brenda kornizës së parimit “provokimi i divergjencave është më i keq se vrasja,” që gjendet në Kur’an, e ka vlerësuar luftën të ligjshme vetëm për ta ndaluar luftën dhe grindjet që çojnë tek ajo, për të ndaluar kaosin, shtypjen dhe nënshtrimin. Këto janë kushtet që Islami i gjykon të nevojshme për t’u përfshirë në luftë. Për herë të parë në historinë njerëzore, Islami paraqiti kufizimet dhe parimet e përgjegjshme në lidhje me këtë çështje. Rregullat ashtu si pasuesit kanë hyrë në histori Fundamentalizmi dhe terrorizmi nuk kanë fe. Shpesh herë, mediet perëndimore krijojnë përshtypjen se forma më ekstreme e religjiozitetit, e njohur si “fundamentalizëm” është një fenomen vetëm islamik. Kjo nuk është e vërtetë. Fundamentalistët kanë ekzistuar dhe ekzistojnë në çdo besim fetar si një reagim ekstremist ndaj problemeve të modernitetit. Fundamentalizmi mund të jetë islamik, por ai mund të jetë edhe kristian, konfucian, hinduist. Përveç kësaj, fundamentalizmi nuk është një lëvizje monolite; çdo formë e tij, edhe brenda së njëjtës traditë fetare, siç shprehet Armstrong, zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe ka simbolet e veta, ndonëse manifestimet e tij të ndryshme kanë ngjashmërinë e llojit.
Po kështu, edhe terrorizmi si fenomen politik nuk është domosdo islamik. Ai mund të jetë kristian, ortodoks, budist, në rast se ushqehet nga koncepte ekstremiste dhe fundamentalistë. Terrorizmi në fakt nuk ka as origjinë, as frymëzim, as përmbajtje fetare.
Fryma dhe metodat terroriste janë në kundërshtim me frymën paqësore të çdo feje, përfshirë edhe fenë muslimane. Madje, tradicionalisht, për më shumë se një mijë vjet, epistemologjia islame është dalluar për tolerancën e saj ndaj opinioneve divergjente dhe shkollave të ndryshme të mendimit. Menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe sulmeve të tjera që ndodhen si në Paris ashtu edhe në Bruksel , shumë kryetarë shtetesh muslimanë dhe liderë kudo në botë theksuan se feja islame është e papajtueshme me terrorizmin dhe intolerancën, me përjashtim te Organizatës se njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit është një grup xhihadistësh aktiv në Irak dhe në Siri cila quhet shkurtimisht ISIS, dhe kjo organizate merr përsipër të gjitha aktet terroriste siç ndodhën në Paris në Bruksel etj .Pra sikur al-qaida kur i murr të gjitha sulmet terroriste që ndodhen në Nju York , Por prapë liderët botërore nuk e injoruan islamin edhe pse njerëzit të cilët morën përsipër aktet terroriste në vendet globale ishin prej vendeve muslimane , dhe deklarata e Presidentit më të madh në Botë Xhorxh Ë Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit deklaroi se “Fytyra e terrorit nuk është besimi i vërtetë i Islamit”.
Një tjetër fakt domethënës është se në kohën e sotme radikalizmi dhe terrorizmi islamik janë fenomene që ndeshen kryesisht midis besimtarëve të sektit Sunit. Dallimet dhe konflikti midis sunitëve dhe shiitëve janë po aq të vjetër sa edhe vetë feja muslimane. Këta dy sekte të së njëjtës fe kanë zhvilluar gjatë shekujve teologji të ndryshme. Ndërsa shiitët, për shembull, besojnë në shenjtorët, nderojnë varret e njerëzve të shenjtë, pranojnë autoritetin e një udhëheqësi shpirtëror të përsosur si mëkëmbës i zotit dhe besojnë se Kurani duhet interpretuar në përputhje me kohën dhe sensibilitetet e sotme, sunitët kanë rituale më të thjeshtë, nuk njohin asnjë linjë autoriteti klerikal dhe e konsiderojnë Kuranin si tekstin e shenjtë, i cili nuk ka nevojë për asnjë interpretim. Ndërsa Shiizmi, të cilit i përkasin vetëm 15 përqind e muslimanëve që jetojnë sot në botë, historikisht ka qenë dhe mbetet një formë më e qetë dhe më e moderuar e Islamit, Sunizmi është karakterizuar gjithnjë nga dhuna sektare, e ushtruar kjo madje edhe kundër muslimanëve shiitë, të cilët janë trajtuar dhe trajtohen si qytetarë të klasit të dytë jo vetëm në ata vende ku shiitët janë minoritete të konsiderueshëm?në Arabinë Saudite apo në Pakistan?por edhe në vende ku ata përbëjnë shumicën e popullsisë? në Barhrein apo në Liban.
Terrorizmi nuk është i lidhur me një grup të caktuar etnik. Terrorizmi është fenomen që mund të lindë dhe zhvillohet kudo që gjen terren të përshtatshëm, kudo që ka grupe dhe struktura shoqërore e shtetërore, të cilave u interesojnë elementët terroristë dhe aktiviteti terrorist, kudo që shoqëria politike dhe civile nuk mishërojnë vlerat demokratike dhe nuk respektojnë liritë dhe të drejtat e individit.
Terrorizmi nuk ka moral. Terrorizmi është kundër çdo vlerë humane. Terrorizmi është imoral.
Lufta kundër terrorizmit nuk është një betejë e vetme, nuk është një betejë në front të hapur dhe as zhvillohet me mjetet konvencionale të luftës. Ajo zhvillohet kundër një armiku të padukshëm që s’ka uniformë, që lufton jo në front të hapur, madje lufton në disa fronte njëherësh, që nuk të shfaqet përballë por fshihet, që nuk respekton kurrfarë ligji lufte, që nuk lufton për të pushtuar, për të mbrojtur apo çliruar, por vetëm për të shkatërruar dhe vrarë në mënyrën më indiskrete, pa bërë dallim se kë vret dhe me çdo mjet që t’i vijë dorësh.
Pra ka edhe interpretime te shumta se ata te cilët e quajnë terrorizmin si legjitim pra janë ata prapagontista të shtetit islam te cilët kur’anin e keqpërdorin ne mënyrë se kishe Kur’ani thotë se terrori (mbytja e disa njerëzve civil te pa fajshëm ), të cilët bëjnë këso akte kriminale do të shkojnë në parajsë (shehid) .
Shkruan ; Adnan Gajtani ( Magjistër i Diplomacisë )