Të mendohet se shqiptarët nëpër botë (bashkardhetarët), nuk kanë qenë fjala kryesore në shumë procese, është më se e gabuar dhe e pa menduar mirë.
Shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës, mund të themi më gojën plot, se kanë luajtur rol të rëndësishëm në aspektin politik social e ekonomik, për gjatë viteve.
Përkundër vështirësive që kanë hasur duke u larguar fillimisht nga vendi I tyre, ata kanë sakrifikuar shumë për atdheun duke shërbyer, gjatë tri etapave.
Etapa e parë
Nëse kthehemi në vitet e 80-ta e 90-ta, gjerë në 98, diaspora shqiptare ka me sakrifica, ka mbajtur gjallë, edukimin, dhe frymën kombëtare, duke tentuar në cdo mënyrë që të ruaj gjuhën e tradiën, pra ka ruajtur asimilimin, përkundër rrethanave të caktuara, gjatë atyre viteve.
Poashtu, ka mbajtur gjallë familje të tëra në bashkësi, të cilat janë bështetur tëk diaspora shqiptare, të cilët kurrë nuk kanë rreshtur së kontrinuari.
Gjatë këtyre viteve që po flasim, gjithashtu kanë mbajtur gjallë mobilizimin/ shqiptar, duke krijuar organizata, e lëvizje të ndryshme për t’I kontribuar vendit.
Etapa e dytë
Lufta e Kosovës – Gjatë fillim luftës së Kosovës, e deri në mbarimin e saj, shumë bashkardhetarë nga mërgata shqiptare, i dolën në ndihmë vendit. Pra, lanë gjithcka që kishin në shtetin ku jetonin, përfshirë familjët e tyre, për t’ju bashkuar Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UCK).
Përvec kësaj, dihet botërisht kontributi i gjithë shqiptarëve anekënd botës, të cilët dhuruan miliona marka për UCK-në dhe për popullatën, për blerjen e armëve dhe ushqimit.
Pra Diaspora luajti rol te rëndësishëm në çështjen tonë kombëtare, e cila ishte bartëse e rezistencës dhe luftës çlirimtare. Mërgata, është një pasuri kombëtare, politike e kulturore.
Duhet theksuar se, mërgata shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë ambasadori më i mirë i Kosovës gjithandej nëpër botë.
Etapa e tretë
Paslufta (Çlirimi i Kosovës)
Forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, kishin shkatërruar, djegur pothuajse cdo shtëpi në vendin tonë. Pas 11 qërshorit të viti 1999, vendi ynë ishte i tëri i shkrumbuar. Dhe po pas kësaj date, mërgata shqiptare, ka derdhur miliona euro për ndërtimin e Kosovës. Ka dhënë kontribut të vecantë për këtë Kosovë që e gezojnë brezat e ardhëm.
Në vit, vlera e parave të dërguara nga diaspora sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës arrin shumën e rreth 600 milionë euro. Këto mjete vazhdojnë të shfrytëzohen kryesisht për konsum familjar.
“Në periudhën janar – maj vlera e parave të dërguara nga mërgimtarët ka arritur shumën e mbi 300 milionë eurove. Kjo shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 ka një rritje prej 18.3 milionë euro. Një pjesë e madhe e këtyre e mjeteve shkojnë për konsum pastaj në investime, kryesisht në blerje të patundshmërive”, thonë zyrtarët shtetëror.
Investimi ekonomik i mërgatës në Kosovë
Tanimë duke ditur remitencat e diasporës në Kosovë, sigurisht duhet menduar që të kalohet nga një marrëdhënie e solidaritetit në një marrëdhënie të ekonomisë së tregut, ku emigrantët do të investojnë fondet e tyre.
Si duhet ndodhur kjo?
Ekziston Unioni i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, të cilët vazhdojnë të punojnë parreshtur në bashkimin e shqiptarëve, biznesmenëve të suksesshëm anekënd evropës e më gjerë.
Duke bashkëpunuar më instancat kryesore të diasporës pra të këtij rrjeti, përmes institucioneve të Kosovës, mundet që investimet të realizohen në aspekt të ndëertimit të fabrikave, korporatave të ndryshme gjë që do të hapte vende pune, dhe gjithashtu do t’i kontribonte vendit jashtzakonisht shumë në rritjen e ekonomisë, duke ditur që në Kosovë, ka shumë mungesë të investimeve nga jashtë.
Qeveria e Kosovës duhet që t’ju ofrojë siguri të investimeve të gjithë atyre që duan të investojnë…., duke e bërë këtë, do të krijohej hapsirë e mëtejeme bashkëpunimit Diasporë – Kosovë.
Fusha intelektuale
Përvec investimeve kapitale, dhe investimeve të tjera, diaspora shqiptare ka potencial intelektual. Duke ditur që shumë të rinjë mijëra të tillë në diasporë, më vendet ku jetojnë kanë studiuar dhe kanë krijuar eksperienc të reja në perëndim, është shumë e rëndësishme që institucionet e vendit të shikojnë aspektin intelektual.
Kosova ka nevojë për njerëz që sjellin dije duke i kontribuar vendit. Kosova duhet t’i jep hapsirë diasporës shqiptare, në mënyrë që të dëgjohet zeri i tyre, edhe në parlament.
Kontributi i tyre do të krijonte një urë-lidhëse mes Kosovës dhe Diasporës, do të jepte mesazh të bashkimit të aspiratave drejt integrimit.
Sami FEJZA