03,07,2025

Vizita e Hahn në Shkup do të sqarojë shumë paqartësi

Must Read

Reagimi i partisë së ish-kryeministrit erdhi pas njoftimeve për intensifikimin e bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë, që pasoi dështimin e bisedimeve të mëhershme mes VMRO-së dhe BDI-së, por edhe deklarimit të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, se mandati për formimin e Qeverisë do t’i jepet asaj partie që arrin të sigurojë shumicën parlamentare.

VMRO-ja, ndërkohë ka vazhduar me kritikat edhe ndaj faktorit ndërkombëtar, për siç thuhet, përzierje në negociatat që ka zhvilluar me partinë shqiptare BDI, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

“Duke e ditur veprimin, platformën dhe strategjinë si dhe mostolerancën e VMRO-së ndaj faktorit shqiptar, kjo na jep të kuptojmë se ajo ka zgjedhur rrugën e problemeve. Me këtë rast ajo merr një lloj të përgjegjësisë ndaj shtetit, por pa u mbështetur në realitetin e përgjithshëm. Kjo nënkupton se do të ketë probleme dhe ajo do të bëjë pengesa të ndryshme që të mos formohet Qeveria. Megjithatë, do të jetë roli kyç i faktorit ndërkombëtar, pa të cilin nuk kam shpresa se do të ketë një zgjidhje të mirë dhe një Qeveri funksionale”, thotë Bashkim Selmani, ekspert i së drejtës penale dhe të sigurisë duke vlerësuar rolin e partive shqiptare, të cilat sipas tij janë të përkushtuar në ruajtjen e Maqedonisë dhe realizimin e të drejtave të tyre në kuadër të institucioneve.

Ai pret që gjatë vizitës së komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, të enjten në Shkup, partitë të qartësojnë pozicionet e tyre, ndërsa nga zyrtari i lartë evropian, të rikonfirmojë qëndrimin për zgjidhje më të shpejtë të krizës institucionale dhe formimin e një Qeverie sa më të qëndrueshme, e aftë për përmbushjen e reformave të domosdoshme, të cilat i përmban edhe raporti i ekspertit gjerman Rajnhard Pribe.

Edhe Alajdin Demiri, ish ambasador i Maqedonisë në Zvicër thotë se komisioneri Hahn gjatë takimit me liderët e partive politike do t’i përsëris qëndrimet tani më të njohura të Brukselit.

“Mendoj se komisioneri Hahn do të insistojë në Qeveri të zgjeruar, me përfshirjen e më shumë partive. Fakti që i gjithë procesi, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Përzhinës e deri më sot, ka qenë i mundimshëm, i rëndë, me lëshime të shumta, e detyron komisionerin Hahn që edhe një herë të sugjerojë që ky proces i koalicionit të jetë më i shpejtë”, thekson Demiri.

Maqedonia ndodhet në krizë të thellë politike gati tre vite, që nga nisja e publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve që flasin për përfshirjen e tyre në afera të ndryshme, gjë që çuan në tensione e protesta të shumta, në themelimin e Prokurorisë Speciale e deri në anulimin e dy proceseve zgjedhore dhe mbajtjen e tyre më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Por, rezultati i ngushtë zgjedhor mes VMRO-së dhe LSDM-së nuk i mundëson asnjërës prej tyre që pa votat e partive shqiptare të formojnë Qeverinë e re. Ndërkohë, këto të fundit tanimë kanë arritur një platformë të përbashkët me disa pika që janë vënë si kusht për partitë maqedonase për t’i dhënë mbështetjen e tyre për formimin e Qeverisë së re./ rel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img