27,07,2024

Serbia kërkon linjë ajrore Beograd-Prishtinë për t’i çuar shqiptarët në Amerikë me “Air Serbia”

Must Read

Linjat ajrore në mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ekzistojnë që 18 vjet, për këtë linjë është rënë dakord edhe në njërën nga marrëveshjet e Brukselit, transmeton lajmi.net.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka thënë se negociata për lirinë e fluturimeve të aeroplanëve civilë dhe avionëve ushtarakë mbi hapësirën e Kosovës kanë filluar.

Pjesë e këtyre negociatave do të jetë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe 15 përfaqësues.

Çështja e udhëtimit ajror është trajtuar në vitin 2015 në një takim të dhomave të tregtisë në mes Serbisë dhe Kosovës.

Pala kosovare nuk dëshiron që kjo të trajtohet si çështje ekonomike por politike dhe beson se duhet zgjidhur në Bruksel.

Ndërkohë për shak të fluturimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Air Serbia” ka një interes të qartë të biznesit në krijimin e lidhjeve ajrore me Prishtinë, ka shpjeguar kryetari i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë, Sinisha Mali.

“Një numër i madh nga Kosova, Shqipëria dhe nga një pjesë e Ballkanit kanë pasagjerë të cilët udhëtojnë për në Amerikë kështu që në kemi një interes të qartë biznesor nga Prishtina me qëllim të shfrytëzimit të rritjes së kapaciteteve për fluturime”, ka thënë Mali.

Mirëpo askush nuk e di se a do të vazhdojnë negociata në mes dy palëve për këtë çështje.

Po ashtu Serbia dëshiron edhe funksionalizimin e radarit në Kopaonik. Ky radar është ndalur në vitin 1999, pas bombardimeve të NATO-s. Radari është përdorur edhe për fluturime ushtarake edhe civile. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img