Ata kërkuan që prokurori publik, Marko Zvërlevski të ngitë hetim kundër ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski, për të cilin shkresë ngriti zv/ministri plotësues, Oliver Andonov.
Ky i fundit është ankuar se Spasovski ka shkelur Kodin Zgjedhor me risistemimet që i ka bërë në MPB, pas shpalljes së zgjedhjeve.
“Ekziston dyshim i bazuar se pohimet nga kallëzimi janë të bazuara dhe Komisionit ia propozoj këtë konkluzë: të kërkohet nga Prokuroria Publike Themelore Shkup që të merr masa për verifikimin e pohimeve”, tha Farije Aliu, Anëtare e KSHPK-së.
Komisioni kundër korrupsionit i bën thirrje Marko Zvërlevskit që të veprojë edhe në një rast, ku përsëri kundër LSDM-së ankohet VMRO-DPMNE. Në këtë shkresë pohohet se resurset e komunës së Kumanovës dhe ndërmarrjes Komunale janë shfrytëzuar për qëllime partiake të LSDM-së.
“Të kërkohet nga Prokuroria Themelore Publike të merr masa dhe aktivitete për verifikimin e pohimeve lidhur me shkeljen e Nenit 8 nga Kodi Zgjedhor”, deklaroi Igor Tanturovski nga KSHPK-ja.I
sh anëtarët e anti-korrupsionit konsiderojnë se është mirë që Komisioni kundër korrupsionit ka reaguar, por theksojnë se kjo nuk duhet të bëhet në mënyrë selektive.“Duhet të ruhet parimi i të qenit joselektiv.
Të vepruarit me procedurë të shpejtë dhe seancë publike për raste që janë të iniciuara nga pushteti aktual, ndërsa mosveprimi në të njëjtën mënyrë për raste që përfshijnë funksionimin e po të njëjtit pushtet siç është një raport i revizionit, mund të nënkuptojë selektim në punën e institucionit, që nuk është në rregull. Ne në këto 10 vite kemi vërejtur selektim të shprehur në funksionimin e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit”, tha ish kryetarja e Komisionit Sllagjana Taseva.
Anëtarët e Komisionit që në fillim të seancës thanë se as gazetarët e as të interesuarit e tjerë nuk do të mund të pyesin. Ndërsa, pikërisht antikorrupsioni është njëri ndër Institucionet që me muaj të tëra nuk përgjigjet në pyetjet tona.
Por, Komisioni kundër korrupsionit më shumë se një muaj e gjysmë nuk përgjigjet në pyetjet nëse do ta shqyrtojë raportin revizor për Ministrinë e Arsimit ku ishin konstatuar një sërë parregullsish dhe shpenzime joligjore të parave buxhetore.
.