28,03,2024

Zyrtarisht: Katër kandidatë nga Ballkani për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB!

Must Read

Ban Ki Moon Nachfolger

 

Portali më i rëndësishëm në Gjermani Spiegel Online në edicionin e së dieles shkruan se kandidtatët e mundshëm për pasardhës të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së me shumicë janë nga Evropa lindore dhe hapësira e Ish-Jugosllavisë, raporton Gazeta Blic.  Në faqen zyrtare të OKB-së mund të lexohen edhe emrat e kandidatëve të cilët deri në fund të këtij viti edhe do të kalojnë në procese votimi.

Sipas Spiegel Online kjo prani kaq e madhe e politikanëve nga Evropa vjen për shkakun që është një zakon tashmë i “pashkruar” që pas një aziati radhën e ka një Evropian dhe atë nga ana lindore apo juglindore. Spiegel edhe ka numëruar kandodtatët më seriozë të cilët siç shihet edhe nga fotot dhe lista janë nga Ish-Jugosllavia dhe jo vetëm.

Kështu kandidatë për t’u bërë pasardhës të Ban Ki Moon janë: Bullgarja Irina Bokova, ish shefe e UNESCO-s ka pak gjasa pasi mban lidhje të ngushta me “carin” rus Vladimir Putin- dhe kjo i pengon amerikanët. Pas saj vjen edhe ish-kryeministrja e Zelandës së re Helen Clark e cila ka udhëhequr edhe programin e OKB-së, UNDP-në. Ish zëvendëspresidentja e Moldavisë Natalia Gherman është pokështu kandidate si dhe ish- Komisari i OKB-së për refugjatët Antonio Guterres. Për t’u pasuar nga ballkanist: ish Ministrja e Punëve të Jashtme e Kroacisë  Vesna Pusic, ish Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Srgjan Kerim, Ish Kryeministri i Malit të Zi Igor Luksic dhe ish- Presidenti i Sllovenisë Danilo Türk.  Se cili nga këta kandidatë do të fitojë ende nuk dihet- por Spiegel Online duke u thirrur në burimet gjermane njërin nga këta e sheh si pasardhësin e Moon-it. /Gazeta Blic/

 

Ban Ki Moon Nachfolger

Programme_Informal-dialogues1-e1460145133918

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img