20,04,2024

Peja më e pastër dhe më atraktive me iniciativën vullnetare të qytetarëve (Foto)

Must Read

peja1-780x439

Ta duash natyrën do të thotë të kujdesesh për të edhe me vullnetarizëm. Dashurinë dhe kujdesin për natyrën e kanë dëshmuar sot qytetarët pejanë, përmes iniciativës qytetare, adhurues të natyrës dhe sporteve rekreative, të cilët në mënyra të ndryshme përmes aktiviteteve përkujdesen për vëtdijësim dhe krijimin e një ambienti më të paster në Pejë.

“Është viti i tretë që këtë iniciativë për pastrimin e Grykës së Rugovës e zhvillon ky grup vërtetë adhurues të natyrës. Të gjithë pjesëmarrësit janë anëtarë te shoqatave bjeshkatare, peshkimit dhe ambientale, por kësaj iniciative çdo vit po i bashkangjiten edhe shumë qytetarë, të cilët i shfrytëzojnë këto hapësira për rekreacion”, u shpreh Mentor Bajri, duke thënë se “këtë vit kemi edhe vullnetarë nga shtetet e ndryshme të cilët shërbejnë në Pejë”.

Ambienti në menaxhimin e një destinacioni turistik zë një vend primar, duke ditur se ajo që i tërheq vizitorët, janë atraksionet natyrore dhe kulturore. Andaj kjo iniciativë do t’i kontribuojë direkt edhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Pejë, duke ditur se një zhvillim i qëndrueshëm kërkon një ambient të pastër, transmeton Telegrafi.

“Jam në Pejë të shërbej për 6 muaj, si vullnetare dhe kam vizituar disa vende të ndryshme. Mendoj se Peja është qytet vërtetë për t’u adhuruar, por ajo që më bën të ndjehem keq janë mbeturinat që gjenden gjithandej. Andaj kur dëgjova për këtë iniciativë me dëshirë iu bashkangjita unë dhe dy kolegët e mi. Vendi prej nga vij, Colorado SHBA, është i njëjtë me vendin tuaj, që përbëhet nga malet dhe grupet vullnetare janë shumë aktive, të cilat i shërbejnë vendit që të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe të jetë atraktiv për vizitoret”, u shpreh znj. Nancy Wilson.

Vullnetarët falënderojnë Kompaninë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Ambienti” në Pejë, të cilët çdo herë janë të gatshem të dalin në ndihm ndaj çdo kërkese të tyre.

“Shpresojmë që në të ardhmen të na bashkangjiten edhe më shumë qytetarët e Pejës dhe të ndikojmë të gjith së bashku në zhvillimin e qytetit të Pejës, që të jetë edhe më atraktiv për jetesë”, thuhet në njoftimin e iniciativës. /Telegrafi/
peja1
peja2
peja3
peja4
peja5

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img