26,04,2024

Zyrtare: Xhaka – Arsenal, ky është zhvillimi më i fundit

Must Read

xhaka-ars

Arsenali ka hapur bisedimet me Monchengladbach për Granit Xhakën.

Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat në Angli, Arsenali ka hapur bisedimet me Gladbach në lidhje me transferimin e Granit Xhakës.

Gladbach ka vendosur një çmim prej 35 milionë eurove për Xhakën, mirëpo Arsenali po negocion për një marrëveshje me një çmim më të lirë, shkruan “Daily Mail”, përcjell Gazeta Blic

Mesfushori i Zvicrës thuhet se është i gatshëm të transferohet në ‘Emirates’ në merkaton e verës, nëse Arsenali arrin një marrëveshje me klubin gjerman.

Negociatat mësohet e tashmë kanë filluar, ndërsa Arsenali ka vetëbesim se do të sigurojë shërbimet e mesfushorit kosovar.

Arsene Wenger dëshiron të nënshkruajë me së paku një mesfushor qendror në merkaton e verës, dhe Xhaka kryeson listën e tij të dëshirave.

Te Arsenali, Xhaka do të futej në garë për mesin e fushës me lojtarë si Santi Cazorla, Mohamed Elneny, Aaron Ramsey, Jack Wilshere dhe Francis Coquelin. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img