Sport

ZYRTARE: Milan shkarkon Mihajlovicin


Publikuar më:


todo-o-nada-para-el-real-madrid-6-620x358

Milan ka shkarkuar Sinisa Mihajlovicin duke e zëvendësuar me trajnerin e ekipit të juniorëve, Cristian Brocchi.

Sinisa Mihajlovic është shkarkuar nga posti i trajnerit të Milanit.

Dhe, në vend të tij në detyrë është emëruar Christian Brocchi, deri në fund të sezonit.

Mihajlovic mori drejtimin e “Rossonerëve” në qershor të vitit të kaluar, por u largua dhjetë muaj më vonë kur skuadra gjendet në pozitën e gjashtë në Serie A, dhe e kualifikuar në finalen e Copa Italia.

“Sinisa Mihajlovic është liruar nga detyra e tij si trajner i Milanit”, thuhet në komunikatën e klubit, përcjell “Lajmi.net”.

“Klubi dëshiron ta falenderojë Mihajlovicin për përkushtimin, punën e madhe që ka bërë gjatë këtij sezoni”, thuhej në vazhdim të saj.

 

Comments
To Top