25,04,2024

Ja si të aplikosh për shkollën verore në Gjermani me shpenzime të mbuluara

Must Read

gj-563x353

Instituti Georg Eckert dhe Kolegji i Mësuesve të Universitetit Columbia njofton hapjen e Shkollës Verore Ndërkombëtare Georg Arnhold, ku do të eksplorohen teoritë dhe praktikat e edukimit për të drejtat e njeriut (HRE) në nivelin e shkollës së mesme. Ajo do të mbahet në Institutin Georg Eckert në Braunschweig, Gjermani, në 25 – 30 korrik 2016.

Kriteret

Ftesa për Shkollën Verore është kryesisht për kandidatët e doktoraturës dhe post-doktorantë nga shkencat humane dhe sociale (p.sh., fushat e arsimit, histori, shkenca politike, sociologji, ligj, antropologji, psikologji). Njerëzit që punojnë për organizatat ndërkombëtare dhe OJQ në fushat përkatëse janë gjithashtu të mirëpritur për të aplikuar. Aplikime nga studentët e regjistruar në një program Master dhe të sapo diplomuar me një diplomë Master do të merren parasysh në raste të jashtëzakonshme.

Kostot

Nuk ka tarifa regjistrimi të aplikuar. Akomodimi dhe ushqimi do të ofrohen për të gjithë pjesëmarrësit, dhe shpenzimet e e udhëtimit në klasin ekonomik do të rimbursohen.

Si të aplikoni?

Organizatorët ftojnë aplikantët e përshtatshëm për të paraqitur abstrakte në jo më shumë se dy faqe së bashku me një CV, një listë të botimeve (nëse keni), dhe formularin e aplikimit të plotësuar. Aplikimet duhet të bëhen në mënyrë elektronike. Të gjitha dokumentet duhet të jenë në formatin Word ose PDF, dhe madhësia e përgjithshme e dokumentit nuk mund të kalojë 3 MB (emri i skedarit: mbiemri, emri). Ju lutemi dërgoni aplikimet në adresënsummerschool@gei.de, me titull në subject “Arnhold Summer School“.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img