29,03,2024

Zyrtare: As 300 mijë të punësuar në Kosovë, Trusti me pagat më të larta në vend

Must Read

unnamed (4)

Në Kosovë zyrtarisht janë të punësuar 297 mijë e 466 punëtorë. Ky është numri i punonjësve të cilët japin kontributin në Trustin Pensional të Kosovës, përfshirë sektorin privat dhe publik.

Ndërsa numri i përgjithshëm i llogarive aktive duke përfshirë këtu edhe pensionistët, arrin në mbi 507 mijë kontribut-dhënës. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi.

Demi: Mbi 507 mijë kontribut-dhënës në trust

 

“507 mijë e 963 llogari kanë qenë gjithsej deri në fund të dhjetorit 2015 . Kontribuues aktiv që kanë kontribuar gjatë vitit kanë qenë 297 mijë e 466 punonjës. Këta janë ata që kanë kontribuar gjatë vitit për një periudhë të caktuar dhe pa marrë parasysh shumën. Diferenca kuptohet është në numrin e atyre kontribuuesve që nuk kanë kontribuar gjatë vitit. Këto janë të gjitha llogaritë e hapura prej themelimit të institucionit deri më ketë datë. Kaq kanë qenë në total nga të cilët ka edhe të pensionuar. Kjo është bruto numri i llogarive që janë hapur deri në atë moment”, tha Demi.

Të gjithë këta kontribut-dhënës me llogari aktive, përveç që mbushin fondet e tyre pensionale, janë të detyruar të paguajnë për mirëmbajtjen e llogarive. Nga pagesat e mirëmbajtjes ndahen edhe pagat prej afro gjysmë milioni euro për 26 punonjësit e Trustit Pensional të Kosovës.

Kjo pasi që Trusti, për një vit, për secilin kontribut-dhënës merr nga 0.05 përqind të kontributit për mirëmbajtje të llogarisë të regjistruar në Trust.

Nga ana tjetër, pagat e 26 punonjësve të këtij institucioni përllogariten të jenë më të lartat në vend. Duke u bazuar në formularin e deklaruar tek Agjencia e Kundër Korrupsionit, vetëm drejtori menaxhues i Trustit, Ardian Zalli, në vit paguhet nga ky institucion plotë 62 mijë euro .

Zëdhënësi i Trustit Pensional të Kosovës, Jeton Demi, ka arsyetuar pagat e larta që i marrin menaxherët në Trust, duke thënë se përgjegjësia dhe puna e tyre si zyrtarë financiar nuk mund të lidhet me punën e një zyrtari tjetër, përfshirë edhe ata politikë. Sipas tij, menaxhimi i fondeve është sektorë më i ndjeshëm.

Ai po ashtu ka thënë se nga viti 2015, Trusti Pensional i ndalon nga 20 centë në vit prej secilit kontribut-dhënës e që këto mjete shfrytëzohen për mbulimin e shpenzimeve që lidhen me investimet e mjeteve pensionale dhe për shpenzimet operative të Trustit duke përfshirë edhe pagat e tyre.

Demi: Nuk mund të krahasohet paga e një zyrtari politik me një financiar

 

“Çështja është se tek ne diskutohet sa po merr individi, jo sa po ju kushton personit. Çështja është që ta krahasoni sa ju kushton ky institucion, secilit individ i kushton mesatarisht 20 centë për operim dhe a është kjo pak apo shumë tani a merr një filan fisteku kaq para dhe a është kjo e krahasueshme me pag ën e presidentit kjo donë një analizë dhe një debat komplet ndryshe. Sepse sektori ku operon Fondi Pensional është sektori financiar ku pagat janë ndryshe nga sektorët e tjerë, pastaj krahasimi me institucionet publike dhe postet politike nuk është i mundshëm, nuk është real. Vitin 2015 Fondi i Kursimeve Pensionale ka ndalur 0,485 përqind nga mjetet nën menaxhim për investimin e mjeteve në tregjet financiare ,nga ku janë siguruar rreth 30 milion euro kthim bruto nga investimet dhe janë ndalur. Nga kjo pjesë është edhe pjesa për operim, që nënkupton qeraja ,pagat, të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e llogarive.”, tha Demi.

Sipas zëdhënësit të trustit, Kosova është vendi që aplikon tarifën më të ulët të mirëmbajtjes së llogarive të kontribut-dhënësve , pasi siç thotë Demi, vendet në rajon kanë tarifë tjetër. Shembull, Maqedonia aplikon tarifën prej 0.48 përqind , Bullgaria 0.95 përqind d eri në 1 përqind.
Përndryshe tarifa që aplikohet për kontribut-dhënësit kosovarë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si e tillë së fundmi ka pas vërejtje e ankesa për shkak të përqindjes së lartë për pagat që u duhet të mbulojnë çmimet në rritje në Kosovë. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img