20,04,2024

Zogaj: Show medial i VV-së me Ilir Deden ishte qesharak! (VIDEO)

Must Read

petrit-zogaj

“Mendoj se ishte njifare show i panevojshem, se daljet ne VV po japin njifare feste”, tha ne emisionin Rrokum Roll Petrit Zogaj, nga organizata FOL.
Zogaj shtoi se ne momentin kur nji deputet e ka mbeshtetjen e votuesve dhe thote se kane probleme me partine, atehere VV s’asht dashte me ba ate konference.
“Edhe karakteri i zotni Dedaj dhe te tjereve s’asht qe mundet me krijue idene se partia e re ka me qene ‘satelite’, tha ai tue fole rreth partive “satelite” ne politiken kosovare, dhe rreth arsyeve pse bahen partite satelite.
“Mundet me qene nji eksperiment, por nese asht eksperiment atehere asht qesharak”, tha Zogaj dhe u shprehe i bindun se dalja e Dedes nga VV s’asht eksperiment.
Gjate bisedes, Zogaj tha se nese VV e vazhdon kete rruge qe e ka nise, ka me u kthye ne nji sekt politik.
“Qeveria asht e paqarte dhe rrjedhimisht ka me pase qendrime te paqarta. Ishin disa deklarata qesharake te Kryeministrit kinse ka me pase veç grumbullim, ishte i papergjegjshem se nuk mundesh me thane se ka veç grumbullim te votave kur u zhvillue procesi zgjedhore dhe para zgjedhor”, tha nder tjera Zogaj tue fole per zgjedhjet e djeshme serbe ne Kosove.
Simbas tij, Vucic asht tue e luejt rolin e djalit te lazdruem serb, tue i mbajte raportet e mira me Perendimin dhe me Rusine ne te njajten kohe.
“Besoj qe jo veç per shkak te zgjedhjeve e te dialogut, Qeveria dhe opozita duhet me sprovue veten ne tane kete situate qe po ndodh. S’ka funksionue as Kuvendi e as institucionet tjera te shtetit veç per shkak te ngerçit politik, qe u ba si pasoje e marreveshjeve te Brukselit”, tha ai rreth zgjedhjeve te reja ne vend.
E per protesten e 14 Majit, Zogaj tha se qendrimi aktual i AAK’s dhe Nismes asht me tregue forcen politike te tyne karshi Vetevendosjes.

Simbas tij, koalicioni ka me u mundue me mbledh sa ma shume njerez per me i tregue VV’s se jane ata qe i kane mbledh krejt ata njerez ne shesh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img