19,04,2024

Zidane: Nuk brengosem për Ronaldon

Must Read

cr7_1460786810-9504381

Zinedine Zidane ka thënë se nuk brengoset nëse Ronaldo nuk shënon gjithmonë gola
Cristiano Ronaldo po kalon nëpër një formë të mirë me trajnerin Zinedine Zidane, i cili po e mbështet vazhdimisht 31 vjeçarin.

Ronaldo nuk kishte marrëdhënie aspak të mira me Rafa Benitezin, çka bëri që portugezi të kalojë nëpër një periudhë tejet të vështirë, por që me Zidanin ka ndryshuar gjithçka.

Tre herë fituesi i Topit të Artë, gjithmonë kritikohet nëse nuk shënon gola në një ndeshje, diçka që nuk e brengos aspak Zidanin.

“Gjithmonë ka qenë kështu me Ronaldon – kritikohet kur nuk shënon. Është normale që të mos shënoj në ndonjë ndeshje, por askush nuk duhet të brengoset pasi shumë shpejt ai gjen rrugën drejt portës. Ai është i lumtur dhe i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit. Këtë mund ta shihni në fytyrën e tij. Ronaldo është i lumtur dhe për këtë unë jam edhe më shumë i lumtur. Dua t’i mbajë lojtarët e mi të lumtur”, tha Zidane.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img