25,04,2024

Zharku: Me iniciativën e Muharrem Svarqës dhe Lutfi Hazirit, rruga Ferizaj-Gjilan emërtohet “Beau Biden”

Must Read

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës u morë vendim që rruga Ferizaj-Gjilan të emërtohet me emrin “Beau Biden”. Për këtë Ministri i Infrastrukturës. Lutfi Zharku ka thënë se ishte iniciativë e kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe kryetarit të Gjilanit,Lutfi Haziri.
Zharku ka thën se kjo iniciativë u përkrah unanimisht nga Qeveria e Kosovës në shenjë falënderimi për të gjithë juristët dhe shërbyesit e ndryshëm nga ShBA-të që kontribuuan në mënyra t ndryshme në shtetndërtimin e Kosovës.

“Me votim unanim në mbledhjen e sotme të Qeverise së Republikës së Kosovës u përkrah propozimi i Ministrisë së Infrastrukturës që rruga Gjilan – Ferizaj të emërtohet sipas juristit dhe politikanit amerikan Joseph Robinette Beau Biden III në shenjë falënderimi për të gjithë juristët dhe shërbyesit e ndryshëm nga ShBA-t që kontribuuan në mënyra të ndryshme në shtetndërtimin e vendit tonë. Iniciativa zyrtare për emërtimin e kësaj rruge u ngrit nga kryetaret e këtyre dy komunave, Lutfi Hazirit dhe Muharrem Sfarqes. Urime! LZh”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img