26,04,2024

Zgjedhje serbe në Kosovë, nga Mitrovica në Graçanicë (VIDEO)

Must Read

zgjedhje-605x360

Qysh në orët e para të mëngjesit, serbët në Mitrovicën Veriore, i’a mësynë vendvotimeve .

Logot e misionit të OSBE-së dhe flamujt e Serbisë ishin gjithandej, derisa udhëzimet nga KQZ- ja e Beogradit ishin origjinale dhe Kosovës iu referuan me termin Krahinë autonome.

Votuesit u identifikuan me letërnjoftime të lëshuara nga strukturat paralele derisa serbët kosovar kishin shumë dyshime për këtë proces, njofton Klan Kosova.

Ndërsa romët për të votuar erdhën në mënyrë të organizuar për të votuar me minikombi derisa erdhën kryesisht nga jugu i Mitrovicës.

Kishte dhe shqiptarë, që erdhën për të bërë të njejtën gjë, por se nuk e gjetën vetën në fletëvotim, si puna e një të moshuari, që në veri të Mitrovicës tha se jeton për dekada.

Një numër i madh votuesish, pa shprehur më të voglin dyshim, thanë se është fitore e Serbisë ndaj Kosovës, pasi që u arrit mbajtja e zgjedhjeve serbe këtu.

Në fakt pos në veri Serbia dëpërtoi me zgjedhjet e saj gjithandej Kosovës.

Misioni i OSBE-së në Kosovë si autoriteti i thirrur për t’i organizuar zgjedhjet serbe në njoftimin e pasdites të së dielës, ka thënë se dalja në këtë proces ishte deri atëherë 22 perqind pra kanë votuar 24 484 persona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img