20,04,2024

Zëvendësministri Ilazi takohet me përfaqësuesit e Njësisë për Kosovë nga Komisioni Evropian

Must Read

Prishtinë, 28 prill 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, ka pritur sot në takim një delegacion me zyrtarë të Njësisë për Kosovën nga Drejtorati i përgjithshëm për politikën evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerimi, të kryesuar nga shefi i kësaj njësie z. David Cullen.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga ana e institucioneve të Kosovës.
Lidhur me këtë zëvendësministri Ilazi, theksoi se për Qeverinë e Republikës së Kosovës zbatimi i MSA-së është prioritet kombëtarë dhe se tashmë jemi duke bërë hapa të rëndësishëm në zbatimin e aspekteve kyçe të kësaj marrëveshje.

Po ashtu u diskutua për nevojën që edhe Kosova së më shpejtë të ketë qasje në programet e Bashkimit Evropian në mënyrë që sektorë të ndryshëm të shoqërisë sonë të përfitojnë nga mundësitë që këto programe ofrojnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img