Ferizaj

Zelije Kashtanjeva akuzohet se keqpërdori paratë e mbledhura për shërimin e të sëmurës [video]


Publikuar më:


Gjatë periudhës janar-mars 2009, Zelije Kashtanjeva, me organizatën e saj “Edhe unë jam Kosovë”, i kishte grumbulluar 24 mijë euro në emër të vajzës Pranvera Kuka, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë për shërim jashtë vendit.

Nga 24 mijë euro, familja e vajzës së sëmurë mori vetëm 8 mijë euro dhe atë dy muaj pasi nisi procesi ndaj kësaj OJQ-je.

Provat e mbledhura e kanë shtyrë prokurorin e shtetit, Shukri Jasharin, që të ndryshojë aktakuzën ndaj të akuzuarës Zelije Kashtanjeva.

Por, Kashtanjeva shpenzimin e parave të tjera e kishte arsyetuar me shpenzimet e OJQ-së dhe pagesat e aktivistëve që mblidhnin të hollat.

Me dyshimet se Kashtanjeva kishte keqpërdorur pozitën zyrtare, prokurori ka kërkuar që ajo të dënohet, ndërsa babai i së dëmtuarës, Muhamed Kuka, ka kërkuar që t’i kompensohet shuma, e cila dyshohet se ishte keqpërdorur nga e akuzuara.

E në mungesë të provave, prokurori ka hequr dorë nga ndjekja penale ndaj arkëtares së kësaj organizate, Vigane Kadriaj,transmeton Koha.net

Comments
To Top