Lajme

ZBULOJMË || Prapaskenat që e ndanë opozitën dhe ideja e VV-së për parti të re- Alternativën opozitare (DOKUMENT)


Publikuar më:


lideret-opozitare-768x432

Dita e 25 marsit, ishte vendimtare nëse do të vazhdonte edhe më tutje të qëndronte e bashkuar opozita.

Ishin liderët e tre partive politike ai i VV-së, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj që do të mblidhen edhe njëherë për t’u “koordinuar”para protestës së paralajmëruar të ndodh më datë 26 mars. Takimi u zhvillua në kafiterinë “Union” në Kryeqytet, ndërsa ishte paralajmëruar që nga ora 14:00, do të ketë një konferencë të përbashkët për medie.

Mirëpo, në ora 13 e 24 minuta, medieve do t’ju dërgohet një njoftim nga zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi se do të anulohet konferenca e paraparë për ora 14, pa dhënë shumë arsyetime.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh prapaskenat që erdhën deri tek anulimi i protestës.

Sipas disa burimeve, një nga shkaqet kryesore për anulimin e kësaj proteste dhe për fillimin e ndarjes së opozitës, ishte propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një partie të përbashkët opozitare- që do të quhej ALTERANTIVA. Gazeta Blic ka marrë vesh që propozimi i Vetëvendosjes për këtë alternativë u ishte paraqitur më herët dy partive opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, mirëpo që më 25 mars partia e drejtuar nga Visar Ymeri ishte e qartë- të vendosej për propozimin e VV-së, apo do të anulohej opozita.

“VV kërkonte që të vendosej për këtë alterantivë, para se të vendosej përfundimisht për protestën. Dy partitë tjera opozitare, sidomos AAK hezitonte që ta pranonte një propozim të tillë, për faktin që e konsideronte se ishte një dominim i plotë i VV-së në subjektin e ri- Alternativa”, thekson ky burim, atë që ndodhi ndër të tjera në mbledhjen e 25 marsit.

Për shkak që nuk kishte një pajtueshmëri ndërmjet tri subjekteve politike, u vendos që të shtyhej protesta e paralajmëruar për datë 26 mars.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në disa paraqitje publike e ka theksuar disa herë që partia e tij nuk do të shkrihet në Vetëvendosje, duke e zbuluar në njëfarë forme këtë propozim të Vetëvendosjes. Për më tepër, kjo partie e kishte propozuar edhe një kundër ofertë, për listën e përbashkët opozitare.

Gazeta Blic e kishte siguruar këtë propozim të AAK-së, sipas të cilit, partia e cila i prin listës së përbashkët opozitare, i takon posti i kryetarit të Kuvendit, derisa partia e cila tjetër që e pason të dytin në listën zgjedhore, e ka postin e kryeministrit. AAK, në këtë propozim i kishte dhënë përparësi VV-së që të zgjedh e para.

LEXO EDHE: Kjo është formula e AAK-së, për Listën e Përbashkët opozitare. 

Ndërsa,  deputeti i VV-së, Glauk Konjufca duke e komentuar këtë propozim ka theksuar se VV-së i takon edhe bartësi i listës edhe mandatari për formimin e qeverisë, derisa kishte shtuar se Ramush Haradinaj nuk mund të bëhet kryeministër, derisa AAK është partia e katërt në vend.

Propozimi i Vetëvendosjes për Alternativën!

Gazeta Blic e ka siguruar dokumentin, të cilin e kishte propozuar Vetëvendosje, për krijimin e një subjekti të ri politik- gjegjësisht krijimin e Alterantivës.

Sipas këtij dokumenti, këtë subjekt të ri politik do ta përbëjnë kryetari i Alterantivës, zëdhënësi i saj, kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ai i Nismës, Fatmir Limaj dhe bartësi i Listës së shoqërisë civile.

“Alterantiva është bashkim i forcave opozitare në Republikën e Kosovës që kanë organizuar dhe vazhdojnë të organizojnë rezistencën kundër regjimit autoritar të instaluar nga koalicioni qeverisës LDK- PDL- Lista Srpska. Ky regjim i ka sjell Kosovës dy marrëveshje që e rrënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit: marrëveshja e 25 gushtit 2018 për “Zajednicën” dhe marrëveshja e 26 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi. Për më shumë, regjimi e ka përkeqësuar situatën e përgjithshme socio- ekonomike të qytetarëve të Republikës duke e rënduar gjendjen në të gjithë sektorëtr, si dhe duke sunduar përmes taktikave të një shteti policor që ka tentuar vazhdimisht t’i shtypë zërat opozitarë me dhunë”, thuhet ndër të tjera në hyrje të këtij dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic.

Në këtë dokument është paraparë edhe struktura organizative e kësaj partie.

Organi kryesor i Alteranativës do të ishte Këshilli Drejtues, i cili do të përbëhej: 3 përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, 3 nga AAK, 3 nga Nisma, 3 nga Lista e Shoqërisë Civile dhe nga zëdhënësi i Alterantivës. Këshilli Drejtues drejtohet nga ana e drejtuesi i Këshillit, i cili njëherësh është edhe kryetar i Altërantivës.

Organi i dytë më i rëndësishëm i Alterantivës do të ishte Kryesia e Këshillit. Edhe Kryesia do të udhëhiqej nga drejtuesi i alterantivës, dhe në përbvërje të tij do të ishte, kryetari i VV, ai i AAK, Nismës, kryetari i Listës së Shoqërisë Civile dhe zëdhënësi i Alterantivës. Si organe tjera të alternativës janë paraparë edhe Grupet profesionale sipas sektorëve dhe grupet organizative.

Sipas këtij dokumenti, kryetari i Alternativës do të vij nga Vetëvendosje për shkak se ky është subjekti më i madh opozitare, derisa zëdhënësi do të vijë nga Lista e Shoqërisë Civile.

Gazeta Blic ka marrë vesh se Albin Kurti, ish udhëheqës i VV-së, ishte ai i cili do të vinte në krye të kësaj Alterantive.

“Me këtë propozim ishte një dominim i plotë i Vetëvendosjes, dhe nuk kishim si ta pranonim”, i ka thënë Gazetës Blic, në anën tjetër një zyrtar i lartë i AAK-së, në kushte anonimiteti.

Gazeta Blic në vazhdim e boton të plotë propozimin për krijimin e Alterantivës:

Untitled design

Untitled design

Untitled design (2)

 

Untitled design (7)

Untitled design (3)

 

Untitled design (5)

Untitled design (1)

Untitled design (6)

 

 

 

Comments
To Top